Skandal korrupsioni me rindërtimin në Vorë, urdhërohet shembja e pallatit të padëmtuar. Banorët takojnë Flamur Nokën

Banorët takojnë Flamur Nokën: Në 25 Prill merr fund qeveria e mafies së ndërtimit

Skandali me prishjen e banesave të padëmtuara nga tërmeti më Vorë është zgjeruar edhe me një pallat tjetër. Banorët e tij takuan drejtuesin politik të Vorës, Flamur Noka, duke shprehur revoltën për padrejtësinë dhe vendimet korruptive të pushtetit kundër tyre. Një banor tregon për vendimin e prishjes që sapo u ka ardhur nga bashkia, pavarësisht se pallati i tyre nuk ka asnjë dëmtim.

“Para 5 ditesh na vjen letra: hajde beni shpronesimin. Sillni letrat qe te beni shpronesimin. C’eshte ky shpronesim? Pse? Arsyea pse? Ka dicka. Ka ndonje pus nafte aty, apo cfare ka dale? Jo po, do prishet, se pallati tjeter do vije aty afer, do te behet 8 metra i thelle dhe kane frike se leviz, bie poshte pallati. Pallati ynë është i pacenuar. Tërmeti qe ra nuk beri dem fare. Hyme brenda, jetuam aty.në atë kohë na thanë që pallati nuk shembet. Ndenjem rehat. Beme disa punime mbrapa, disa restaurime.”- i tregoi zotit Noka njëri nga banorët e pallatit.

Një banor tjetër thotë se pallatin duan ta prishin për ta bërë parking për pjesën ku po ndërtohet. Ata e cilësojnë projektin e qeverisë si grabitje të pronës private dhe deklarojmë se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

“Jam 60 vjeçe dhe po ju jap llafe burri: unë aty do të rri, le të vdes”- u shoreh një e moshuar për të treguar vendosmërinë e banorëve në mbrojtjen e shtëpisë dhe pronës”

Për Flamur Nokën skenari i qeverisë për të prishur pallatet pa shpronësuar më parë banorët, është korruptiv dhe mafioz.

“Pallati s’është dëmtuar nga tërmeti dhe duan ta prishin se duan të ndërtojnë diçka tjetër, këtu është mafie. Kjo është të tallesh dhe të përbuzësh qytetarët e vendit tënd. Kanë pasurinë e një jete dhe vetëm se mafia ndërtimit i kanë vënë syrin këtij vendi këtu, do ta rrëzojmë do ta ndryshojmë, sepse s’mund ta vjedhin këtë pronë që e keni bërë me mund me djersë, gjak dhe sakrificë. Një njeri lufton një jetë të tërë për të patur një shtëpi dhe vjen dita që mafia e ndërtimit i ka vër syrin këtu kjo do të marrë fund më 25 prill.”- u shpreh Flamur Noka.

Gjatë bisedës me banorët, u theksua se në projektin e rindërtimit janë bërë edhe prishje të tjera të banesave të padëmtuara. Duke u shfrytëzuar tërmetin, Edi Rama po realizon masterplanin e 2016-ës, i penguar nga problemi i shpronësimit.

Tani, siç duket në dokumentin që tregon Flamur Noka, banorët urdhërohen të dalin jashtë pa u shpronësuar. Sipas ligjit banorët kanë pjesë edhe në pronësinë e tokës së pallatit, por duke përdorur skemën e tërmetit, qeveria shmang procedurat dhe kostot e shpronësimit të qytetarëve për llogari të interesave korruptive financiare.

1 113

2 94

Artikulli paraprakEnkelejd Alibeaj vijon takimet: Në 25 Prill i japim fund të keqes. Puna në fshat do të shpërblehet!
Artikulli tjetërBasha: Do të abrogojmë ligjin e Ramës për pronat, do të ngremë një kuadër të ri ligjor që garanton rikthimin aty ku është e mundur