Kryetari i PD, Lulzim Basha në listën e 100 dështimeve të Ramës në 8 vite keqqeverisje, ka renditur edhe premtimin e pambajtur për Teatrin Kombëtar.
Në një postim në instastory, Basha veçon se, Rama në vitin 2013 premtoi rikonstruksion të Teatrit Kombëtar, por në fakt jo vetëm që nuk e mbajti këtë premtim, por më 17 maj të vitit të kaluar e rrafshoi këtë institucion duke e hedhur në tokë.