Basha: Edi Rama është përgjegjës për dështimet e Shqipërisë në 8 vitet e fundit. Me 25 prill shqiptarët do e çojnë në shtëpi

Basha me biznese e qytetarë në Tiranë

Isha sot pranë qytetarëve dhe bizneseve të Njësisë 3 në Tiranë dhe bisedova me shumë prej tyre rreth ndryshimit që po vjen. Entuziazmi dhe shpresa e mirë që ka ngjallur bashkimi i të gjithë qytetarëve për sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë ndjehen në çdo shtëpi, në çdo rrugë të Tiranës.

Dëgjova nga qytetarët dëshmi që provojnë se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën. Për 8 vite, vendet që ishin në të njëjtin nivel zhvillimi me ne kanë hyrë në një shteg të ri zhvillimi. Vetëm vendi ynë nuk ka bërë asnjë hap para në asnjë drejtim: as në ekonomi, as në shëndetësi, as në arsim, as në infrastrukturë. Të rinjtë tanë po e braktisin vendin dhe ne po zhytemi drejt fundit të vendeve në zhvillim.

Qytetarët tiranas kanë 8 vite që durojnë vërshimet e përditshme të inspektorëve, gjobëvënësve të pushtetit. Pagat dhe pensionet nuk janë rritur. Çmimet e energjisë, karburantit, ushqimeve dhe ilaçeve janë bërë të papërballueshme. Edi Rama dhe qeveria e tij mendojnë vetëm për vete. Paratë e taksave ua ndajnë oligarkëve. Për qytetarët nuk ka asnjë ndihmë edhe në këto ditë të vështira.

Por shqiptarët janë njerëz të fortë. Këtë e shoh çdo ditë në sytë e tyre kur më japin fjalën se do të qëndrojnë deri më 25 prill për ta dërguar Edi Ramën në shtëpi. Ai është përgjegjës për dështimet e Shqipërisë në 8 vitet e fundit. Edi Rama është dështimi vetë. Prandaj, më 25 prill Rama do të humbë, do të fitojë Shqipëria dhe ne do të fillojmë punën për qytetarët shqiptarë.

3 5

5 1

6 1

4 3

8

2 9

 

Artikulli paraprakBE e shqetësuar për marrëveshjen e qeverisë për Portin e Durrësit/ Brukseli përgënjeshtron Ramën: I kemi kërkuar sqarim…
Artikulli tjetër30 vite nga eksodi i madh i shqiptarëve! Historia po përsëritet…