Shkodër/ Banorët të zhgënjyer dhe të pakënaqur me qeverisjen aktuale, Helidon Bushati takohet me biznese dhe qytetarë

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, për qarkun Shkodër, Helidon Bushati zhvilloi sot nje takim me bizneset dhe qytetarë në rrugën G’juhadolit.

Kur kalon në këtë zonë muzeale,një nga rrugët me karakteristike të Shkodrës, përballesh me biznese të falimentuar,që kanë ulur qepenat.

Gjatë takimeve z. Helidon Bushati, u njoh nga afër me problematikat dhe shqetësimet e ngritura nga bizneset e zonës, të cilët shprehën zhgënjimin dhe pakënaqësinë me qeverisjen aktuale, që ka rrënuar ekonominë e bizneseve të familjeve shkodrane.

Z. Pjerin Qafa, mësues tashmë i dalë në pension, duke mos i mjaftuar pensioni i ulët mujor, ka zgjedhur që prej shumë vitesh të merret me një aktivitet tregtar modest, në rrugën e G’juhadolit. Si një ish mbështetës dhe votues i Partisë Socialiste ndër vite, sot i zhgenjyer nga keqqeverisja Rama, shprehet njëzëri dhe i vendosur për të mos votuar kurrë më Partinë Socialiste.

Drejtuesi politik prezantoj në çdo biznes planin ekonomik të PD, për rimëkëmbjen e ekonomise në familjet shkodrane dhe shqiptare.

Exit mobile version