Jorida Tabaku: Rama i ndau shqiptarët. Qeveris për një grusht të pasurish, varfëroi qytetarët. Nuk ka më asnjë mundësi tjetër për Edi Ramën
Edi Rama u ka bërë shqiptarëve përçarjen më të madhe sociale në histori. Është i vetmi kryeministër që qeveris për një grush të pasurish, duke u mbushur xhepat me paratë që në realitet duhet të shkonin në xhepat e qyetarëve. Punon për interesat e tyre dhe nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë plan për qytetarët e thjeshtë. Këto shqetësime u ndanë në takimin që ish –deputjetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku zhvilloi me banorë të njësisë Nr.2 në Tiranë, pranë Depos së Ujit. Ata u ankuan se janë detyruar të mbyllin bizneset dhe për infrastrukturën, pasi në rrugët e kësaj zone nuk është vënë dorë prej vitesh.
Q5: 100 milionë Lekë biznes kam bërë, por kam 3 vjet që e kam mbyllur.
Q5: 5 kredi edhe të rrijë gjithë ky biznes këtu…
J: Të njëjtën gjë i ka bërë Shqipërisë Edi Rama, e ka lënë Shqipërinë në vend numëro.
Q5: Kam 4 vje që e kam mbyll.
J: E ka shkatërruar. E ka shkatërruar Shqipërinë, e ka shkatërruar ekonominë, e ka shkatërruar jetën. Këto investojnë vetëm tek të pasurit. Këto e kanë ndarë Shqipërinë, e kanë bërë 10 veta të pasur, Edi Rama me ministrat 3-fishojnë pasurinë, ti dhe gjithë shqiptarët e tjerë janë në kushtë mbijetese. Nuk mund ta lëmë Shqipërinë në vend numëro. Nuk mund të ketë investime vetëm ku ka të pasur.
S’mund ta përçajmë Shqipërinë, janë të gjithë shqiptarë. Si e kanë përçarë dhe e kanë ndarë këto, nuk e ka përçarë askush, as pushtuesit nuk i kanë bërë këtë Shqipërisë, atë që i ka bërë Edi Rama.
J: I rriti çmimin e dritave, rriti çmimin e energjisë, 39 mijë shqiptarë i futi në burg.
Q5: Prandaj e mbylla unë. Vetëm nga xhepi kam futur. Nuk ia dola dot! Më shkonte, kam paguar, e kam librezën aty, 270 mijë Lekë drita, si me qënë fabrikë këtu.
J: Do e ndryshojmë Majlinda?
Q5: Unë atë dua, të ndryshojë! E para, e dyta, shikoje ç’bohet këtu.
Këto rrugë janë provë e pakundërshtueshme e politikave të Edi Ramës, që ka diferencuar qyetarët shqiptarë në të pasur e në të varfër, në ata që ndan paratë e arkës së shtetit dhe atyre që nga arka e shtetit nuk marrin asgjë, as sa për të rregulluar rrugët e lagjes. Ish –Deputetja Tabaku tha se për Edi Ramën s’mund të ketë më një mundësi tjetër.
J: Ne erdhëm që të shikonim shqetësimet që kishin banorët për rrugën.
Q6: Siç e shef, katastrofë! Ka 30 vjet kjo rrugë kështu. Ti i shef problemet, jo Tirana, po gjithë Shqipëria.
Q6: Ne kemi dhe një biznes këtu.
J: Si shkon?
Q6: Hajt mo, si gjithë bizneset, copë-copë…
J: Vjollca, a e di ku është problemi? Se këto po e ndajnë Shqipërinë në të pasur dhe në të varfër. Këto nuk investojnë këtu, këto ndërtojnë rrugë vetëm aty ku ndërtojnë pallate. Këtu nuk vjen televizioni që të shofin, aty shkojnë. Ky është problemi që kanë ato. Nuk ka asnjë infrastrukturë, asnjë ndërtim, asnjë dritë rrugësh, nuk ka absolutisht asgjë dhe këtu është jo sikur je në Tiranë, por sikur je në fshatin më të largët të Shqipërisë. Është e pafalshme që të vazhdojë ky model qeverisje dhe është e pafalshme që të kërkojë dhe një mundësi tjetër Edi Rama. Nuk ka asnjë mundësi tjetër Edi Rama. As Edi Rama, as Erion Veliaj.
Q6: Në Tiranës, sikur jetojmë në një mal.
J: Ashtu është!
Q5: As rrugë, as kazan plehrash.
J: Dhe paguani dhe taksa?
Q6: Taksa sa të duash.
Banorët i thanë zonjës Tabaku se qeveritarët duken në zonën e tyre vetëm në kohë fushate për t’u marrë votën, me premtime se infrastruktura do të rregullohet. Në realitet, asgjë nuk ndryshon, edhe pse paguajnë taksa gjithnjë e më të kripura.
Q: Eh sa kanë ardhur këtu njerëz dhe sa kanë shkuar…
J: Po.
Q: Për të marr atë votë dhe ec…
Q: Marrim kalamajtë në krah dhe i hipin këtu prej loçit dhe i çojnë në kopësht. 12 mijë paguaj taksë këtu në muaj për gjelbërim. S’më duhet mua qëndra, mua më duhet vendi im këtu.
J: 12 mijë? Sepse nuk e ke paguajtur 12 mijë. Po taksën e ndikimit në infrastrukturë për taksën e arsimit e ke paguajtur?
Q: Po, 1 mijë e 500 Lekë paguaj. 80 mijë lekë në vit.
J: Që ka ardhur edhe e shtuar, e rritur. Sepse nuk ka qënë taksë mëpërpara.
Q2: Neve nëpër lagje e kemi shtruar vetë, s’ka problem.
Banorët akuzuan kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se i ka diferencuar zonat edhe sipas bindjeve politike.
Q4: Ai nuk e shtron këtë rrugë sepse janë demokrat këtu.
J: Jo, ta them unë pse nuk e shtron? Sepse shtrohen rrugë tek pallatet 20 katëshe që pastron lekët e krimit dhe të drogës.