Belind Këlliçi diskuton me të rinj në Kashar, në vazhdën e takimeve në zonat ku ka marrë detyrën e drejtuesit politik të PD 

“A mundet ndonjëri nga ju të më thotë një premtim të qeverisë për rininë”, iu drejtua kështu pjesëmarrësve në këtë takim, duke adresuar kritika në drejtim të qeverisë Rama.

“PD ka një program të dedikuar për të rinjtë”, vijoi ai, duke listuar disa nga angazhimet programore të PD, si zerimi i tarifave universitare për të rinjtë nga familje me të ardhura deri në 64 mijë lekë të reja, dhe praktikat e paguara 30 mijë lekë çdo muaj për një vit.

Këlliçi nuk la pa përmendur kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe premtimet e këtij të fundit për zgjedhjet e 25 prillit. “Para 4 ditësh Veliaj tha se do ndërtojë 3 shkolla në zonën e Unazës së Re, por ka 6 vjet në krye të bashkisë dhe nuk ka bërë asgjë”, tha ai.

Në fjalën e tij Belind Këlliçi përmendi disa herë dyshen Rama-Veliaj, që sipas tij janë përgjegjësit kryesorë që Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë. “Duhet të largojmë këtë dyshe që Shqipëria mos të qëndrojë në vendnumëro”, theksoi ai.

Belind Këlliçi vjen nga radhët e rinisë, prandaj takimet me të rinjtë janë të shpeshta për të dhe ekipine tij.

Si drejtues i FRPD, ai mori besimin e strukturave të PD dhe kryedemokratit Basha për 4 degë të Tiranës, ku përfshihen ish Kombinati Tekstil, Unaza e Re dhe Njësitë Administrative Ndroq e Kashar.

Exit mobile version