Isha sot në njësinë 9 në Tiranë dhe bisedova me banorët, pronarë të bizneseve të vogla dhe të mesme, studentë, pensionistë, e familjarë të papunë. Prej 8 vitesh, Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën.
Ndava me qytetarët bindjen se ai që e ka mbajtur Shqipërinë peng dhe e ka lënë në baltë në ditën më të vështirë, nuk mund ta nxjerrë vendin nga ky batak dhe nuk mund të sjellë ndryshim. Ne kemi kemi hartuar plane serioze pune që do të vënë në punë potencialet e jashtëzakonshme të vendit tonë. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, i bekuar me burime natyrore, pozitë gjeografike, potenciale turistike dhe dhe rini energjike e inovatore. Prandaj ne jemi bashkuar i madh e i vogël, në çdo qytet, në çdo lagje në çdo rrugicë, për të sjellë ndryshimin për të cilin vendi ka nevojë.
Më 25 prill, shqiptarët do të sjellin ndryshimin me votë, do të çojnë Edi Ramën në shtëpi dhe ne do të fillojmë nga puna për të ndërtuar vendin ku është mirë të jetosh, të studiosh, të bësh biznes dhe të gëzosh dinjitet. Më 25 prill, Edi Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.