· Basha: Në fytyrat tuaja shoh shpresën, besimin, ndryshimin dhe fitoren e 25 prillit. Fitorja e së mirës në Shqipëri gjithmonë ka pasur fytyrën e rinisë.
· Basha: 75% e të rinjve duan të largohen nga vendi dhe 94% e atyre që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen në Shqipëri. Që të fitojë rinia shqiptare, duhet të largojmë Edi Ramën pasi ai ka marrë peng fatet e rinisë shqiptare.
· Basha: Ligji i arsimit të lartë u konceptua si një ligj për të nënshtruar rininë. Akti i parë në programin tonë është abrogimi i ligjit për arsimin e lartë. Ligj i ri i përmasave dhe parimeve europiane.
· Basha: Ne do të bëjmë të mundur përmes këtij ligji autonominë universitare. Do t’i kthejmë këto universitete në qendra përgatitjeje për hapat e tjerë që ju presin në jetë.
· Basha: Kjo nuk është Shqipëria që duam! Mundësitë e Shqipërisë janë shumë më të mëdha, por këto mundësi janë marrë peng dhe po shpërdorohen nga një kryeministër që mendon vetëm për veten e tij.
· Basha: Gjërat mund të ndryshojnë, gjërat do të ndryshojnë. 25 prilli është ditë ndryshimi dhe shqiptarët janë më të bashkuar dhe më të bindur se kurrë, pavarësisht bindjeve politike.
· Basha: Unë nuk jam këtu për të premtuar mrekulli. Unë nuk besoj te politikanët që premtojnë mrekulli. Unë ju premtoj normalitet. Unë ju premtoj që do të bëj gjithçka sipas formimit dhe bindjeve të mia evropiane.
· Basha: Me 25 prill të normalizojmë situatën, të rimëkëmbim ekonomin dhe të vendosim çdo të ri e çdo të re shqiptare në qendër të zhvillimit.
· Basha: Koha e propagandës ka marrë fund. Koha e premtimeve boshe ka marrë fund. Politika është një instrument që duhet ti shërbej njerëzve. Baza e këtij shërbimi është fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur.
· Basha: Fjala ime e dhënë është programi ynë. Fjala ime e dhënë dhe angazhimi im është ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.
NJOFTIMI PËR TAKIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA ME STUDENTË DHE PËRFAQËSUES TË EDS
Kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një takim online me studentë dhe përfaqësues të EDS (European Democrat Students).
Të pranishëm në këtë takim ishin Carlo Angrisano, president i EDS dhe Dr. Tobias Rüttershoff, drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë, të cilët apeluan të rinjtë shqiptarë të votojnë e të marrin në dorë fatet e vendit.
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij tha se fuqia e votës është e rëndësishme për ndryshimin.
Belind Këlliçi: Unë jam i bindur që të gjithë të rinjtë shqiptar e kuptojnë rëndësinë e datës 25 prill, për të bërë të mundur që brezat e ardhshëm të jetojnë me dinjitet në Shqipëri por mbi të gjitha studentët që janë në Shqipëri të qëndrojnë këtu pran familjeve të tyre dhe të ndryshojnë së bashku të ardhmen e vendit, të ardhmen e rinisë shqiptare. Për fat të mirë ne e kemi një alternativë. Ne e kemi një program dhe ne e kemi një lider Evropian. Një djalë të ri, energjik që sa herë i është dhënë mundësia dhe sa herë ka qenë përball sprovave të forta ka dhënë rezultat. Ai është kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili me punën e tij me fakte dhe konkrete ka dhënë prova se si anëtarësoi Shqipërinë në NATO, ndërtoj rrugën Durrës-Kukës por mbi të gjitha mundësoj lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Ndaj unë ju drejtoj sot të gjithë të rinjve shqiptar një thirrje për pjesëmarrje masive në votimet e 25 prillit. Në datën 25 prill ne duhet të gjithë të derdhemi në qendrat e votimit në gjithë Shqipërinë për të dhënë një mesazh shprese, për të dërguar sinjale pozitive, për të sjellë optimizëm për të gjithë të rinjtë që duan të qëndrojnë në Shqipëri, për ti thënë që ka ardhur koha e rinis, ka ardhur dekada e rinis dhe Partia Demokratike do të fitoj zgjedhjet për të qeverisur bashkë me ju të rinjtë e këtij vendi Shqipërinë drejt Evropës dhe për ta çuar Shqipërinë në Evropë.
Drejtori i KAS, Tobias Rüttershoff, në fjalën e tij apeloi që të gjithë shqiptarët të ushtrojnë të drejtën themelore, atë të votës.
Tobias Rüttershoff: Ju drejtohem juve, miqve tanë këtu në Shqipëri, miqve tanë të rinj. Një pjesë e mirë prej të cilëve, mbase janë dhe votues për herë të parë. Besoj se gjëja më e rëndësishme është që ju të dilni dhe të votoni, të përdorni votën tuaj për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë, për t’u angazhuar në këtë proces. Ky është thelbi i kësaj fushate të cilën ne po mbështesim. Nëse nuk e përdorni votën tuaj, dikush tjetër do ta bëjë, dhe vota juaj do të shkojë dëm. Ndaj dhe ju inkurajoj që të votoni, të motivoni njerëzit e tjerë që të dalin për të votuar. Kështu shpresoj se mund t’i afrohemi standardeve ndërkombëtare.
Carlo Angrisano, president i EDS, në fjalën e tij tha se shqiptarët, të rinjtë duhet të bashkohen me një lider të ri dhe europian si Lulzim Basha.
Carlo Angrisano: Dua t’ju përcjell një mesazh të rëndësishëm. Ju duhet të prini rrugën drejt ndryshimit duke marrë në dorë të ardhmen tuaj në 25 prill. Ju jeni me fat që keni një udhëheqës si Lulzim Basha, politikan i ri, energjik, i cili ka bërë kaq shumë për vendin e tij dhe për të gjithë ju. Ju keni një vizion, një përkushtim për ta transformuar Shqipërinë dhe për ta bërë Shqipërinë zemrën e re të Europës. Ju do t’u jepni studentëve shqiptarë, të rinjve shqiptarë më shumë mundësi se kurrë më parë, një arsimim më të mirë, programe më të mira shkëmbimi së bashku me familjen tonë europiane. Ju do t’u jepni përsëri shpresë të rinjve shqiptarë për të ardhmen e tyre.
Kryetari Basha gjatë komunikimit me studentët tha se sfida më e madhe e qeverisë së tij pas 25 prillit është frenimi i ikjes së të rinjve nga vendi dhe kthimi i atyre që studiojnë jashtë.
Lulzim Basha: Faktet flasin vet, 75% e të rinjve duan të largohen nga vendi. 94% e atyre që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen në Shqipëri. Të dyja këto më dëshpërojnë jashtë mase. Të parën deri diku edhe mund ta mirëkuptoja nëse do të ishte për të studiuar jashtë, sepse kjo është një ëndërr legjitime dhe nesër një nga projektet kryesore të qeverisë që do të dalë nga vota e 25 prillit. Por e dyta, dëshira për të mos u kthyer por për të vazhduar jashtë Shqipërisë është një katastrofë kombëtare, të cilës ne mund, duhet dhe do t’i japim fund me programin tonë ekonomikë e në veçanti me programin tonë për rininë. E vërteta është fare e thjesht, që të fitojë rinia shqiptare, që të fitojë Shqipëria, duhet të largojmë Edi Ramën. Njeriun që ka marrë peng vendin dhe fatet e tij, njeriu që ka marrë peng fatet e rinisë shqiptare.
Kreu i opozitës përsëriti angazhimin e tij për të abroguar ligjin e Ramës për Arsimin e Lartë dhe në vend të tij, hartimin e një ligji nga pedagoët dhe ekspertët më të mirë konsultuar me vetë studentët.
Lulzim Basha: Ligji për arsimin e lartë ishte vetëm paralajmërimi i parë në betejën e padrejtë midis një qeverie dhe një kryeministri, i cili sheh tek rinia kërcënim ndaj pushtetit absolut, arrogant dhe të korruptuar. Dhe më të vërtetë, sepse është energjia më e madhe transformuese në shoqëri. Dhe për këtë arsye, në vend që të bënte atë që bën çdo kryeministër dhe çdo qeveri normale në një vend normal që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian, në vend që t’ju jepte një dorë, t’ju ndihmonte, j’ua bëri jetën më të vështirë. Ligji i arsimit të lartë u konceptua si një ligj për t’iu nënshtruar, t’ju skllavëruar, për t’ju depersonalizuar ju, universitetet dhe pedagogët. Ndaj dhe akti i parë në programin tonë, i cili do të marrë jetë pas zgjedhjeve të 25 prillit, është abrogimi i ligjit për arsimin e lartë dhe një ligj i ri i përmasave dhe parimeve europiane, i ndërtuar me ekspertizën më të mirë të ekspertëve tanë, të pedagogëve dhe ndihmën tuaj në dialog me ju dhe shoqatat e studentëve.
Basha apeloi të rinjtë, studentët dhe gjithë shqiptarët që të bëhen bashkë që me 25 prill të bëjnë të mundur ndryshimin që pret dhe meriton Shqipëria.
Lulzim Basha: Gjërat mund të ndryshojnë, gjërat do të ndryshojnë, 25 prilli është ditë ndryshimi. Nuk do të vazhdohet më në këtë rrugë. Shqiptarët janë më të bashkuar dhe më të bindur se kurrë, pavarësisht bindjeve politike. Se vazhdimi në këtë rrugë do të na çojë drejt greminës përfundimtare, mjerimit dhe shpopullimit përfundimtarë të vendit. Ndaj 25 prilli do të jetë ditë ndryshimi, por për këtë duhet ndihma juaj, duhet të shkoni derë më derë tek shokët dhe shoqet tuaja, tek bashkëmoshatarët tuaj dhe jo vetëm edhe tek më të rriturit e t’ju bëni thirrje që gjithë mërzinë, zhgënjimin, mllefin, depresionin ta kthejnë në energji, ta kthejnë në votë dhe në 25 prill të votojnë për Partin Demokratike, të votojnë për ndryshimin. Bashkë për ndryshimin nuk është një slogan por është një program pune, nuk janë premtime boshe si ato që erdhi Rama në pushtet por janë angazhime konkrete të cilat do fillojnë ta bëjnë hap pas hapi normale jetën tuaj. Unë nuk jam këtu për të premtuar mrekulli. Unë nuk besoj te politikanët që premtojnë mrekulli dhe ju ftoj të mos i besoni ata që premtojnë mrekulli. Por unë ju premtoj normalitet.
Mos u lodhni, nuk dua ta keni fare lodhjen, fjalën lodhje nё fjalor këto kohë. Derё mё derё, rrugё mё rrugё, qytet mё qytet, transmetojini energjitë dhe besimin tuaj tek çdo shqiptar.