Elbasani i braktisur, emigrim, papunësi, prapambetje/ Bardhi: Asnjë investim prej më shumë se 10 vjetësh

Gazment Bardhi në zonat turistike: Të ndryshojmë jetën në 25 Prill

Qarku i Elbasnait ka shumë vende të bukura për turizëm, por këto zona kanë mbetur shumë mbrapa këto 8 vjet, për shkak të mungesës së investimeve në infrasteuktirë. Drejtuesi i qarkut të Elbasanit, Gazment Bardhi ishte në Funarë, një vend me bukuri të rrallë natyrore, por rruga atje është thuajse inekzistente.

“Rrugët nga Elbasani në Funar janë bërë që para 10 vjetësh a 12 vjetësh dhe nuk është bërë asnjë riparim.”- tregon një banor i zonës, i cili zbulon se braktisja nga qeveria keto 8 vket është pasuar me largimin e shumicës së banorëve të zonës. “Vitet e fundit ka një ikje masive, kanë qenë mbi 6 mijë banorë dhe tani janë rreth 2500 banorë”.

Gazment Bardhi vuri në dukje dështimin 8 vieçar të qeverisë Rama, duke lënë fshatin të prapambetur dhe të varfër dhe turizmin krejt të pazhvilluar.

“Për fat të keq këto tetë vite u premtua shumë për zhvillimin e zones dhe nu u bë asgjë. Nuk shtruan as 1 metër rrugë. Turizmin e kanë braktisur këto 8 vite, bujqësinë po, blegtorinë po, infrastrukturë zero, investime zero dhe kjo ka detyruar njerëzit që të shikojnë si shpresë largimin”- tha Bardhi, duke treguar çfarë do të bëjë PD.

“Gjithë këtë bukuri që na ka falur zoti do të duhet ta vemë në shfrytëzim, që të kemi mundësi per t’i dhënë tjetër zhvillim ekonomik zonës, të zhvillojmë turizmin dhe që banorët e kësaj zone të kenë mundësi për punësim. Prandaj, më 25 prill kemi hapin e parë për ndryshim. Pas 25 prillit Shqiperia, Funari dhe Elbasani do të fitojnë turizmin, do të fitojnë bujqësinë, do të fitojnë blegtorinë sepse do të humbë Edi Rama dhe do të fitojnë :hqipëtarët e ndershëm”, u shpreh Gazment Bardhi.

Artikulli paraprakDuma: Nuk ka asnjë subvencion për bujqësinë. PD do të ulë shpenzimet e fermerëve për pajisjet, plehrat kimike, farërat
Artikulli tjetërDuma: Kundërshtari është vënë në hall të madh. Këtej nga Kavaja u kanë sjellë këtë mashtruesin e vogël të Tiranës