Kush e detyroi Ramën të mos e rikandidojë Reme Lalën për deputete

Reme Lala, deputetja e qarkut të Dibrës nuk do jetë kandidate në listat e ardhshme. Lajmin e ka pranuar vetë Lala, e cila kishte deklaruar më herët se do garojë në zgjedhje për socialistët e Edi Ramës në Tiranë.

Në mediat pranë qeverisë thuhet se, Reme Lala nuk ka pranuar një vend të pasigurt në lista.

Por e vërteta është ndryshe. Ajo është larguar nga listat pas presionit të madh ndërkombëtar ndaj kryeministrit Edi Rama për të siguruar lista të pastra dhe kandidatë me integritet.

Ambasada e SHBA në Tiranë ishte e qartë kur i kujtoi kryeministrit Edi Rama vendimin e Departamentit të Shtetit për të shpallur të padëshiruar si të përfshirë në korrupsion masiv Tom Doshin, një figurë të rëndësishme politike të Edi Ramës në Shkodër.

Ata theksuan se ai nuk duhet të jetë në lista.

Pas komenteve të SHBA, kryeministri Edi Rama mori një shuplakë nga drejtuesit më të lartë të BE në konferencën live në Bruksel. Për herë të parë një lider shqiptar kritikohej hapur për blerjen e votave dhe i kërkohej të garantonte lista të pastra dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kujtojmë se Reme Lala është vajza e Ymer Lalës, të etiketuar nga gazeta BILD si një personazh famëkeq. Ai del në përgjime për blerjen e votave me kupolën e lartë të PS në qendër dhe në Dibër.

Ndëshkimi i blerjes së votave mbetet kusht i BE për nisjen e negociatave.

Exit mobile version