Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve përmes rrjetit social “Facebook”. Kryedemokrati ka theksuar të gjitha problematikat e vendit dhe zgjidhjet e tij nëse do të vijë në pushtet pas 25 prillit.
Basha nënvizon se Shqipëria ka pagën minimale më të vogël në Ballkan, si dhe një arsimim të shtrenjtë. Shefi i PD, premton se pas 25 prillit, paga minimale do të rritet bashkë me paketën e tyre ekonomike dhe arsimi për të rinjtë që vijnë nga familje me të ardhura mujore nën 650 mijë të vjetra, do t’iu sigurohet subvencionimi i plotë i shkollimit.
Po ashtu, kryedemokrati tha se vendimet e para që do të marrë nëse do të bëhet kryeministër, do të jenë anulimi i koncesioneve korruptive sipas tij dhe heqjen e traut në rrugën e Kombit.
“Mbi të gjitha e rëndësishme është të kthehen në Shqipëri investimet e huaja. Është e turpshme që Shqipëria ka pagën më të ulët në Ballkan. Nuk kemi investime të huaja, sepse sjellin paga më të larta, ne do të hapim 110 mijë vende pune, do të bëjmë t përmendur paga dinjitoze. Fëmijët që janë në moshë për të hyrë në universitet, do të subvencionojmë 100% shkollimin për familjet që marrin nën 650 mijë lekë të vjetra të huaja. Vetëm dy mandate për kryeministër, atë që nuk e bën dot për 2 vite se bën për 8. Heqja e traut në rrugën e Kombit, anulimi i koncesioneve korrupitve. Çlirimin e sipërmarrjes nga zgjedhja e tatimorëve dhe kthimi i shtetit të qytetarëve. Ne kemi thënë prej 7 vitesh, pa e luftuar korrupsionin nuk vijnë investimet e huaja. Më 25 prill me largimin e Edi Ramës sjell dhe drejtësi. Duke pasur një administratë dhe një shtetet që është për ju, i gjithë potenciali i vendit do të kthehet në punësim dhe zhvillim,. Bregdeti, minierat, rrugët, në dorë të 5 oligarkëve, ndaj jeni pa punë. Duke votuar me 25 prill largimin e Edi Ramës, largoni personat që kanë marrë peng këtë vend. Investimet e huaja të vijnë në Shqipëri. Kështu ka ndodhur me Maqedoninë e Veriut, ne ia dalim shuë më shumë. Më 25 prill, ju fitoni, ne fitojmë”, tha Basha.
Alternativa për punësim?
Lulzim Basha: Dy janë problemet kryesore, aftësimi dhe arsimi profesional dhe tregu i punës. Aftësimi profesional është dështimi i radhës së kësaj qeverie. Ne kemi arritur marrëveshje me universitete të huaja, për të arritur aftësimin profesional. Ka shanse Shqipëria me këto. Me një tarifë 2 vjeçare, 3-vjëeçafre, do të bashkëpunojmë me sipërmarrjet shqiptare dhe sipërmarrjet e huaja, të cilat do të ofrojnë paga tepër të larta për Shqipërinë. Ti marrim këto vende pune, është arsimimi profesional. Kemi vendosur kontakt me universitetet më të mira dhe me koorporatat më të mëdha. Tek ne derdhen milionat e drogës për të hedhur beton kudo, nuk ka vend për ekonominë normale, por Shqipëria ka mundësinë për ekonominë normale. Ndaj 25 prilli është ditë ndryshimi për të gjithë të rinjtë. Nëse paga minimale bëhet një detyrim ligjor, kosto e shtuar për sipërmarrësin, për sigurimet, por paga minimale do të bëhet realitet kur të realizohet e gjithë paketa jonë ekonomike. Uji, buka, shërbimet kanë një impakt të lartë. Ka evazion, korrupsion. Çmimi i karburantit është një nga arsyet që vendi ka një ngërç kaq të madh. Rama nuk mbajti asnjë masë reale, U mbyllëm dy muaj dhe jemi në vdekje rekord, kostot e shqiptarëve për të shëruar familjarët e tyre i ka futur në borxh. Jemi shteti me paketën më të vogël të ndihmës.