Gjuha seksiste e Ramës, rrezik për çdo grua – të reagojmë fort tani, nesër do të jetë vonë

Ela VATA

Gjuha e përdorur nga Edi Rama ndaj kandidateve gra të Partisë Demokratike, veçanërisht ndaj Grida Dumës, është një rrezik permanent për gjininë femërore në këtë vend. Nuk e kuptoj si nuk reagojnë institucionet kompetente, as Avokati i Popullit as Komisioneri kundër Diskriminimit. Po Shoqëria Civile ku është? Po organizatat që mbrojnë të drejtat e grave? Kanë kyçur gojën. Gjuha seksiste e Ramës nxit dhe frymëzon sulmet vulgare ndaj grave dhe vajzave.

Leksiku i kryeministrit i jep krah dhe zemër “lacave” të rrugës që fyejnë, poshtërojnë dhe shfrytëzojnë femrën. Heshtja sot do të kthehet në një rrezik për këdo nesër. Mos kujtoni se Edi Rama do të kërkojë ndjesë, po aq saç ka kërkuar për dhunimin e femrave që ka pasur në jetë. Në një vend normal pas të gjithë kësaj, do të kishim një tjetër realitet. Por jemi ende në Shqipërinë ku çudia më e madhe zgjat 3 ditë. Ndaj edhe gafa e mbushur me vulgaritet dhe perversitet nga ana e kryeministrit, nuk duhet lejuar të kalojë kaq lehtë. Të reagojmë fort sot, qoftë edhe përmes rrjeteve sociale, pasi nesër do të jetë vonë…

#StopDhunësNdajGrave
#JoSeksizëm
#EdiRamaKërkoNdjesë
#Ramaik
#ShqipëriaFiton
#LulzimBashaKryeministër

Exit mobile version