Në prag të zgjedhjeve, sigurisht në favor të votës të ndonjë emigranti të gjerë që mund të besoj akoma tek kjo qeveri, si me një të rënë të lapsit u arrit marrëveshja e patentave pikërisht në prag të zgjedhjeve.
Në fakt kjo marrëveshje kishte nje vit që kishte mbaruar dhe duhet të ishte bërë prej kohësh. Nëse diplomacisë shqiptare i duhet një vit për të përsëritur një marrëveshje për patentat dhe këtë e konsideron padyshim sukses elektoral, imagjino sa do i duhet kësaj diplomacie për të bërë anetaresimin e plotë në BE.
Faktet e dëshmojnë qartë sa në dy mandate nuk bëri të mundur as çeljen e negociatave, edhe për çdo vit shkruajën e deklaruar se negociatat u hapën, por ne fakt deri tani asgjë nuk është hapur!
Partia Demokratike në dy mandate anëtarësoi Shqipërinë në Nato dhe hoqi vizat që shqiptarët që të mos vazhdonin të diskriminoheshin si qytetarë të dorës së tretë nëpër sportelet e konsullatave të vendeve europiane të akredituara në Tiranë.
Së pari, rinovimi i marrëveshjes së patentave duhet të vinte si një proces krejt normal dhe duhet të kishte ndodhur prej kohësh, sepse kostoja që kanë marrë qytetarët shqiptarë në këtë periudhë ka qenë e lartë si për gjobat që kanë marrë ashtu edhe për faktin se një pjesë e tyre mund të kenë humbur vendin e punës duke mos pasur mundësi të perdorin makinën. Them se do të kishte qenë një proces normal, sepse marrëdhëniet me Italianë janë të mira dhe po ashtu përsëritja e një marrëveshje është më e thjeshtë se realizimi i një marrëveshje të re. Të paktën autoritetet italiane nuk kanë shfaqur asnjë pengesë për përsëritjen e kësaj marrëveshje. Shqipëria është ndër vendet më të vonuar në lidhje me marrëveshjet e njohjeve të patentave nga shumë vende të BE!
Së dyti, duhet të ketë sqarim, me sa duket do të kemi një përsëritje të marrëveshjes së vjetër ose të ngjashme me të, e cila mbi kriteret e vendosura nuk njeh çdo patentë dhe nuk e njeh a priori patentën shqiptare, por mbi bazën e rezidencës dhe viteve të rezidencës në Ital disa qytetarë shqiptarë munden ta konvertojnë në italiane pa dhënë provi teorik e praktik, por te tjerët me siguri do të duhet të bëjnë kursin në autoshkolla italiane për tu pajisur me patente italiane njësoj si qytetarët italian.
Edhe pse në pamje të parë kjo lëvizje dhe zgjim i qeverisë shqiptare në prag te zgjedhjeve duket se bëhet për qellime elektorale, në fakt fo të ketë shumë pak efekt ose fare, sepse emigrantët shqiptarë ose shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë e sidomos në Itali, për shkak të masave të Covid-19 nuk mund të udhëtojnë e për pasojë nuk mund të shkojnë të votojnë në Shqipëri me datë 25 prillit! Edhe pse me vonesë e pa justifik, arritja e marrëveshjes së patentave me shtetin italian është nje lajm shumë i mirë duke ju shërbyer shumë shqiptarëve që me zi e kanë pritur! Më mirë vonë se kurrë, por me hapin e breshkës nuk mund të shkojmë asgjëkundi dhe jo më të pretendojnë anëtarësim në BE me nje mandat të tret të mundshëm. Dy mandate ishin të mjaftueshme dhe nuk ndodhi asgjë me procesin e integrimit, i treti është i tepruar, panevojshëm dhe i shërben vetëm pushtetit!
Alban Daci, Kryetar i PD-Liguria