Përgjatë fushatës me Bujar Leskajn!

Ardi STEFA

Çfarë është politika?

Të ndryshme janë përkufizimet dhe po aq të ndryshme janë interpretimet. Në Wikipedia thuhet: “Politika është praktika dhe teoria e ndikimit mbi njerëzit e tjerë në nivel qytetari ose individual. Ose e thënë më ngushtë, kontroll i organizuar mbi një komunitet njerëzish.”

Ndërsa përkufizimi i qytetarit të thjeshtë shqiptar do të ishte: “Politika është shitja e të gjitha vlerave morale për përfitime personale ose një grupi të caktuar njerëzish”.

Ndërkohë që lejtmotivi i takimeve të Drejtuesit Politik të Qarkut z. Bujar Leskaj në takimet e zhvilluara gjatë kësaj periudhe 17 javore, që nga dita kur ai u caktua Drejtues Politik i PD për Qarkun Vlorë ka qenë: “Politika është veprimtaria dhe përkushtimi ndaj popullit dhe politika ka për detyrim t’u japë zgjidhje problemeve të shoqërisë dhe popullit, me përgjegjshmëri dhe seriozitet. Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë.

Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë.”

Brenda një periudhe të shkurtër, z. Bujar Leskaj ka arritur të mobilizojë e të rigjallërojë strukturat e degëve të Partisë Demokratike dhe të zhvillojë takime të shumta me anëtarët, simpatizantët dhe banorët e të gjitha lagjeve të qytetit të Vlorës, fshatrave të Vlorës, Selenicës, Himarës, Sarandës, Konispolit e Delvinës.

Gjatë kësaj periudhe, zoti Leskaj ka konceptuar, ndërtuar dhe zhvilluar një fushatë moderne, duke alternuar takimet me anëtarët e seksioneve të PD, takimet kokë më kokë me njerëzit, takime me bordet e ngritura pranë Shtabit Qendror të PD, por edhe zhvillimin e shumë aktiviteteve politike e sociale.

Z. Leskaj ka zhvilluar mbi 120 takime të veçanta dhe me intensitet të lartëme nga mbi 100 qytetarë gjatë ditës që ai i takon, bisedon, i dëgjon… Disa mijëra qytetarë, anëtarë, simpatizantë të PD, por edhe qytetarë me bindje të tjera politike janë takuar me të, kanë shtrënguar duart, kanë “qarë hallet”, kanë folur hapur…

Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar edhe pesë konferenca për shtyp, në të cilat janë denoncuar abuzimet dhe aferat korruptive të qeverisë në qytetin e Vlorës, një konferencë për shtyp për denoncimin e të gjitha padrejtësive, abuzimeve me Vlorën dhe Sheshin e Flamurit, Lotin 4 në Selenicë, etj; abuzime, të cilat në rast se nuk do të denoncoheshin nga PD do të sillnin një dëm të madh ekonomik për Vlorën e vlonjatët.

Po ashtu denoncime ka pasur për përmbytjet në lagjet e Vlorës, Nartës, etj

Po ashtu si Drejtues Politik i Qarkut të Vlorës zoti Bujar Leskaj ka përcjellë mesazhe për gjendjen aktuale, infrastrukturën, problemet e shqetësimet e shumta të qytetit si edhe mesazhe me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, përvjetorit të 30 të rrëzimit të monumentit të diktatorit Enver Hoxha në 20 shkurt 1991; ka përcjellë mesazhe me rastin e festave të 7-8 Marsit, është takuar me përfaqësues të “moshës së tretë”, votues për herë të parë, seminari i zhvilluar me pedagogë të UV për çështjet dhe problematikat e arsimit të lartë, etj.

Ndër aktivitetet që kanë bërë jehonë kanë qenë krijimi i Forumit të Intelektualëve për Vlorën, Aktiviteti në përvjetorin e Atit të Kombit, Ismail Qemalit, takimi me drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike ndër vite, takim në të cilin u gërshetua përvoja e funksionarëve të lartë të PD Vlorë në tre periudha, por edhe tre breza të drejtuesve të partisë dhe të fushatave në vitet 1991, 1992; 1996; 2005 dhe drejtues të PD dega Vlorë pas vitit 2015!

Zoti Leskaj gjatë këtyre javëve ka zhvilluar shumë takime me të rinjtë e FRPD në Vlorë, Sarandë, Borsh, Delvinë e Ksamil, me të rinj të GRUD si edhe me të rinj votues për herë të parë. Pozitiv ka qenë fakti se zoti Leskaj ka riorganizuar në kohë rekord dhe ka marrë pjesë në zgjedhjet e shumë degëve të FRPD në Novoselë, Bishan, Selenicë, etj.

Në takimet me të rinjtë zoti Leskaj është ndalur tek fenomeni shqetësues i hemoragjisë së të rinjve dhe largimit masiv i tyre nga Shqipëria, si pasojë e qeverisjes së Rilindjes. Ai ka përcjellë mesazhet se Partia Demokratike beson, investon tek rinia dhe do të punojë seriozisht në qeveri për rikthimin e shpresës, të ardhmen, arsimimin dhe punësimin e rinisë shqiptare. “Rinia është njëra nga shtyllat ku do të mbështetet PD në fitoren dhe në vendimmarrjen e nesërme!”- ka qenë mesazhi i tij. Po ashtu takimet e organizuara me zonjat demokrate kanë qenë të shpeshta, duke përcjellë mesazhin e fitores dhe të qeverisjes ndryshe nga 26 Prilli.

Vlen për t’u përmendur se gjatë kësaj periudhe zoti Leskaj ka zhvilluar një fushatë pozitiviste dhe qytetare. I papërtuar ka shkelur në shumicën e fshatrave të qarkut të Vlorës, Selenicës, Lumit të Vlorës, Himarës, në fshatra të Sarandës e Delvinës, duke përcjellë mesazhet e bashkimit dhe të një politike ndryshe, e cila do të jetë pas fitores së PD në 26 prill.

Në takimet me anëtarët, simpatizantët e PD dhe banorët e e paangazhuar politikisht, zoti Leskaj i ka sqaruar për pikat kryesore të programit të Partisë Demokratike prezantuar nga kryetari Basha dhe ekipi i tij, si dhe është njohur me problematikat specifike të secilës prej lagjeve, duke premtuar që me ardhjen në pushtet të PD do të ketë zgjidhje konkrete. “Për të parën herë në historinë e Shqipërisë Partia Demokratike ka sjellë plane serioze që do të ndryshojnë ekonominë tonë dhe do të ndihmojnë shqiptarët. Nuk ka më premtime boshe të Ramës, që për 8 vjet shkatërroi ekonominë, rriti papunësinë dhe kostot e jetesës, varfëroi shqiptarët.”- ka qenë mesazhi i tij.

Ai u ka sqaruar pjesëmarrësve se pse janë të mirëstudiuara dhe të zbatueshme në realitet të gjitha pikat e programit të PD për shëndetësinë, ekonnominë, arsimin, bujqësinë, dhe çfarë ndikimi pozitiv do të ketë zbatimi i këtij programi në jetën dhe ekonominë e shqiptarëve.

Risia e kësaj fushate të zotit Leskaj është dëgjimi i halleve e i problemeve, me të cilat ndeshen në përditshmërinë e tyre vlonjatët, një sjellje e arsyeshme, e favorshme ndaj konfrontimit të ideve apo të vlerave. Ndryshe nga fushatat e mëparshme zoti Leskaj ka dëshmuar dashurinë e tij për Historinë, jo vetëm të qarkut të Vlorës, por të gjithë Shqipërisë. Gjithashtu dashuria e tij për librin, (edhe si njeri i letrave) është risi e kësaj fushate. Janë disa qindra libra, me autor zotin Leskaj, por edhe personalitete të mendimit kritik shqiptar, historianë, ekonomistë e personalitete të tjera, të cilaj janë dhuruar bujarisht nga Bujari tek pjesëmarrësit në takime.

Pavarësisht intensitetit të takimeve dhe fushatës së tij, zoti Leskaj, për asnjë çast nuk është shkëputur edhe nga publicistika dhe shkrimi i artikujve problemorë për ekonominë, arsimin, figurat e shquara të Vlorës e Shqipërisë të publikuara në shtypin e përditshëm.

Punës së tij, mobilizimit të strukturave dhe shpresës që ka ngjallur ndryshimi që po vjen dhe do kurorëzohet në 25 prill, u atribuohet suksesi dhe pjesëmarrja mbresëlënëse e qytetarëve të Vlorës në vizitën e kryetarit të PD, z. Lulzim Basha në Vlorë në 17 mars 2021.

Në mentalitetin shqiptar ekziston një konfuzion në lidhje me kuptimin e termit politikë dhe politikan. Shumë njerëz nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes politikës konstruktive dhe asaj destruktive, mes politikanit të aftë dhe atij të paaftë. Ndryshe nga të tjerët dhe stofi i zakonshëm, me të cilin vishen politikanët shqiptarë z. Leskaj thotë në çdo takim se “Angazhohet të bëjë ato që thotë dhe të thotë ato që do të bëjë”, duke theksuar se si ai, edhe ekipi i PD do të jenë shërbestarë të vërtetë të shqiptarëve

Artikulli paraprakPritje spektakolare Bashës në Gjirokastër: Askush nuk e ndal dot më ndryshimin
Artikulli tjetërNishani: Veting për politikanët