Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një vizitë në një familje të vjetër beratase. Në bisedën që patën me kryetarin Basha, ata shprehën problematikat që has sot një familje normale. Ata thanë se emigracioni i fëmijëve u ka ardhur në ndihmë për të ndërtuar shtëpinë, ndërsa pensionet që marrin nuk u dalin as për të paguar energjinë elektrike. Gjithashtu, duke qenë një ish-familje e persekutuar, ata thonë se nuk kanë marrë asnjë lekë nga shtetit për pronat që nuk i kanë rimarrë.
“Qytetarja: Vajtën çunat në emigrim që u bënë këto shtëpi. Pensionet me 100 mijë lekë. 100 mijë lekë i vejnë ilaçet, 100 mijë lekë i vejnë ilaçet.
Lulzim Basha: Po fatura e dritave?
Qytetarja: Këto po e po, ato duhen larë se s’bën, se ti pret po si paguam.
Aqif Hasnetari: Të fut edhe në burg se mirë me i pre.
Lulzim Basha: Nuk ka plagë më të dhimbshme sesa gjendja ku është katandisur pensionisti shqiptar.
Qytetarja: Po!
Lulzim Basha: Në këto 8 vite çmimet janë rritur, pensionet nuk janë rritur as sa inflacioni.
Qytetarja: E vërtetë. Çdo bëjë me 50 mijë lekë dhe me 100-shen time?”
Gjithashtu, duke qenë një ish-familje e persekutuar, ata thonë se nuk kanë marrë asnjë lekë nga shtetit për pronat që nuk i kanë rimarrë.
“Zonja: Tërë jetën e tërë jetën të persekutuar. Babai i burrit me prona…
Lulzim Basha: Qe nuk i keni marrë?
Zonja: Absolutisht. Asnjë 5 lekëshe s’kemi marrë. Asnjë 5 lekëshe.
Lulzim Basha: Ku i keni pronat?
Zonja: Po ja, matanë lumit i kam unë. Ky i ka në Kuçovë. Një dynja me prona.
Lulzim Basha: Janë publike akoma, apo janë të tjetërsuara?
Zonja: Në Kuçovë ka publike.”
Duke theksuar gjendjen jo të mirë që po kalojnë familjet dhe pensionistët shqiptar, Basha tha se rritja e pensioneve do të fillojë me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, ku minimale do jetë sa norma e inflacionit dhe jo më pak se 5%. Një zotim tjetër është edhe rimbursimin i ilaçeve përtej diagnozës, për t’u ardhur sadopak familjeve shqiptare si dhe kompensimi për të gjithë ish-pronarët të cilëve nuk u është rikthyer prona.
Lulzim Basha: Unë i kam të dy prindërit pensionistë dhe e di fare mirë që me pensionet e tyre, pasi paguajnë energjinë edhe ilaçet s’ju mbetet pothuajse asgjë po s’pate mbështetjen e fëmijëve. Dhe ky është realiteti kudo me pensionistët. Rritja e pensionit do të fillojë me ne, vit pas viti do të rritet minimalisht dy herë sa norma e inflacionit dhe jo më pak se 5% në vit. Sepse në këtë mënyrë të paktën ju do të keni më shumë para nga rritja e pensionit sesa rriten çmimet.
Se çfarë kuptim ka në qoftë se çmimi i bukës, i mollës, i portokallit rritet më shumë sesa pensioni do të thotë që ju zhyteni gjithmonë edhe më thellë në varfëri. Ilaçet e pensionistëve do të rimbursohen për të gjithë shqiptarët përtej diagnozës dhe me këto të paktën nuk po them se do bëhet ndonjë mrekulli, po të paktën do t’ju rikthehet dinjiteti dhe vendi që meritoni në familje dhe në shoqëri për sakrificat që keni bërë.
Unë e kam kërkuar ndjesën në emër të Partisë Demokratike, në takimet që kemi patur me të gjithë pronarët, me të gjithë përfaqësuesit e pronarëve. Po hapi i parë, aty ku pronar janë, ekzistojnë do të ketë kthim fizik pronarit dhe në rastet e para që do ndërmarrim.
Sikundër ai ligji i shpronësimit të dytë që kaluan këta në parlament, do të anulohet. Ne kemi një plan, me anë të cilit do të bëjmë të mundur që të fillojë aty ku është e mundur kompensimi fizik, të njihen të gjitha vendimet dhe të zbatohen ashtu siç kanë qenë dhe të ecin përpara me sa është e mundur pastaj sepse e di që problemi i akumuluar ka krijuar një faturë të tmerrshme, që llogaritet me miliarda euro. Por sa më shumë të vonohemi, aq më shumë komplikohet sepse familjet rriten, shumëfishohen, shtohen kurorat, pra ka problem pas problemi.