1948, torturat në hetuesi/ Pse nuk flitet për “grupin e tretë të deputetëve”?!

Nga Kastriot Dervishi

Flitet shumë për dënimin e “grupit të parë të deputetëve”, filtet pak për dënimin e “grupit të dytë të deputetëve”. Nuk flitet fare për dënimin e grupit të tretë, të katërt dhe të pestë. Pak info për grupin e tretë në 70-vjetorin e dënimit të tij.
Pas dënimit të dy grupeve të para të deputetëve, përkatësisht procesit të shtatorit 1947 dhe janarit 1948, në mars 1948 u gjykua “grupi i tretë”. Në këtë “grup” nuk kishte asnjë ish-deputet, por të gjithë akuzoheshin për lidhje miqësore me të dënuarit e dy proceseve të para, e për këtë arsye arsye këta mund të konsiderohen si “grupi i tretë”. Çdokush prej tyre mund të bënte pjesë në gjykimin e dy grupeve të para, sepse përzgjedhja e tyre është bërë fare rastësisht nga organi i akuzës. Përgjithësisht, të pandehurit nuk i kanë pranuar akuzat ndonëse janë torturuar barbarisht.
Procesi u hap më 22.3.1948 në Tiranë nga një trupë gjykuese ushtarake e drejtuar nga kapiten I Abdyl Hakiu, kapiten II Shaban Rezha dhe toger Hamet Çiraku, duke pasur pranë prokurorin kapiten Petrit Hakani.

Me vendimin nr.212, datë 30.3.1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës në batë të neneve 6, 8, 10, të ligjit nr.372 dhe nenit 15 të ligjit nr.373, vendosi konfiskimin e pasurisë, si dhe këto dënime:
-Me vdekje, pushkatim, të shtetasve: Haki Karapici, Irfan Pustina, Ali Bakiu, Ymer Keçi.
-Me 20 vjet burgim: Vasil Xhaj.
-Me 15 vjet burgim: Kadri Kërçiku, Baltazar Benusi.
-Me 10 vjet burgim: Enver Topulli, Gjergj Ashta, Adem Xhepa, Kel Koxhobashki, Ali Shtëpani.
Me vendimin nr.127, datë 21.4.1948, Gjykata e Lartë Ushtarake bëri këto ndryshime:
-Me burgim të përjetshëm: Haki Karapici, Irfan Pustina, Ali Bakiu, Ymer Keçi.
-Me 7 vjet burgim: Baltazar Benusi
-Me 5 vjet burgim: Ali Shtëpani
-Me 2 vjet burgim: Kadri Kërçiku
-Me paraburgimin e kryer: Vasil Xhaj, Adem Xhepa, Enver Topulli
-Pafajësi: Gjergj Ashta, Kel Koxhobashi
Mbetej në fuqi vetëm konfiskimi i pasurisë i të dënuarve me burgim të përjetshëm.
Nga ky proces kanë foto të hetuesisë së vitit 1947 dy të pandehur, bashkëlidhur me foto.

Artikulli paraprakRuli deklaron se nuk do t’i bashkohet lëvizjes së re politike të Patozit, po kështu edhe kritikë të tjerë
Artikulli tjetërFaqja e pare