Në vizitën e tij në qytetin e Fierit, kreu u opozitës, Lulzim Basha, është ndalur në Roskovec ku ka biseduar me fermerë të zonës. Në bisedën që patën me Bashën, fermerët ngritën disa shqetësime si mungesën e subvencioneve, mungesën e tregut dhe infrastruktura shumë e keqe.
“E para e punës, meqë fole edhe për ndihmat, për subvencionimet dhe për të gjitha ato. Na intereson që në vendin ku paguajmë më shumë lekë, e para tek pesticidet, plehrat, duke filluar edhe tek fidani që nuk diskutohet. Ne duam të na premtosh dhe të mbajtur që ditën e parë të qeverisë, nëse ti me dëshirën tonë edhe të gjithë popullit, ishallah qoftë kështu, të na premtosh ditën e parë të na hapësh edhe eksporte nëpër botë, se këtu hidhet poshtë për arsye se nuk ka eksport”, u shpreh fermeri.
“Si kryetar i sindikatës së fermerëve së këtij fshati, kemi dëshirë që të shprehim shqetësimet tona. Për momentin aktualisht po jepen disa subvencionime, aplikime për naftën, aplikime për sera dhe unë jam një nga ata që po aplikoj për momentin. Kam rreth dy muaj që tentoj të aplikoj më është kërkuar certifikatë pronësie që na premtoi ai mashtruesi 8 vjet më përpara, na i tha do t’ua jap falas edhe jo falas që nuk na i ka dhënë por kemi shpëtuar pa rrahur. E dyta, kur shkon në për zyra këtë e them sinqerisht kur shkojmë nëpër zyra dhe punonjësit që punojnë në zyrat e AZHBR-së me të drejtë thonë, këto janë burokracira. Ne për momentin nuk kemi certifikata pronësie, 90% e këtyre njerëzve nuk kanë certifikata pronësie dhe nuk mund të thithin dot investimet që gjoja janë atje. Në një kohë kur të kërkojnë, sa e lartë është sera, sa e gjerë, nga e merr ujin, nga të vjen korrenti ? Aktualisht, mua si Ilir më është kërkuar edhe nga i ke kthyer rreshtat e domates. Kur i kam thënë nga i doni majtas apo djathtas, më tha aman se na i kërkojnë. Dhe kërkojmë nga zotëria jote kur të vish në pushtet së shpejti të na i bësh fushore se e kemi malore, në qoftë se na kupton drejtë”, tha fermeri.
“Kemi edhe disa gjëra për vaditjen, për shërbimet e tjera që kërkojnë fermerët, se disa u parashtruan këtu. Ne kemi problemin e ujit këtu, e kanë në përgjithësi zonat po flas për këto ku jemi tani këtu. Uji për vaditjen e për këto nuk ka, neve vadisim marrim ujë në kanalin kullues. Po e paguajmë vit për vit na e shtojnë taksat nga 5 mijë, nga 5 mijë na e kanë çuar 30 taksën e ujit. Edhe ja çojmë nuk kemi ca t’i bëjmë, po s’u ngritën të gjithë e çon ajo. Prandaj ne jemi këtu të gjithë e t’ja themi kryeministrit të ardhshëm të na ndihmojë me këto gjëra se na janë shtuar shumë shpenzimet”, pohoi një fermer tjetër.
Basha tha se, bujqësia është një sektor i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare dhe që është lënë në harresë në 8 vitet e fundit. Duke theksuar 25 prillin si dita e dhënies fund të shkatërrimit bujqësisë shqiptare, ai tha se programi i Partisë Demokratike i vjen në ndihmë çdo fermeri. Sipas tij, 100 milion euro mbështetje e drejtpërdrejtë nё bazë tё Nipt-it qё do tё jetë vet karta e identitetit tё fermerit, 50 milion euro vit pёr vit pёr infrastrukturën pёr vaditjen, pёr kullimi, pёr rrjetin e energjisë elektrike, pёr rrugët, pёr asketin nё tregje por edhe pёr agro-pёrpunimin dhe heqja e taksës Rama mbi karburantin, janë disa nga hapat që do të ndërmerren.
Lulzim Basha: Unë dua të them vetëm dy fakte: Shqipëria buxheton çdo vit një shifër 7, 8, 9 apo 10 milion euro për gjoja subvencione. Kurrë nuk kanë mbërritur tek ju këto 8 vite. Por kanë mbërritur tek një grusht oligarkësh, importuesish apo klientësh të qeverisë. Çfarë do të thotë mbështetje direkte? Në bazë të hektarëve që kultivon, në bazë të krerëve që mbarështon, në bazë të tyre jepet dhe subvencioni. Në bazë të kulturave që prodhon. Dhe kjo është arsyeja pse prodhimet e tyre dhe prodhimet e fermerëve europian hyjnë në tregun tonë dhe hyjnë shpeshherë me çmime më të ulëta se prodhimet tona. Si rezultat, prodhimet tona që janë të një cilësie të jashtëzakonshme, këto prodhime jo vetëm që nuk shiten por kalben! Më 25 prill është dita për t’i dhёnё përgjigje përfundimtare kësaj pyetje. 25 prilli ёshtё dita kur do tё keni mundësi nё o tё vazhdojmë kёtё rrugё qё po shkatërron Shqipërinë, po shkatërron fermerin shqiptar ose tё bëhemi dhe ne si gjithё tё tjerët qё do tё thotë se pas 25 prillit me mua kryeministёr do tё kemi njё program tё veçantë mbështetje financiare pёr fermerin shqiptar.
Dy shtyllat kryesore financiare tё programit janë subvencionet, me njё vlerë totale tё barabartë me atё qё subvencionojnë sot fqinjët tanё. 100 milion euro mbështetje e drejtpërdrejtë nё bazë tё Nipt-it qё do tё jetë vet karta e identitetit tё fermerit. Nuk do tё ketë nevojë fermeri shqiptar pёr njё Nipt tjetër përveç kartës personale tё identifikimit. Dhe 50 milion euro vit pёr vit pёr infrastrukturën pёr vaditjen, pёr kullimi, pёr rrjetin e energjisë elektrike, pёr rrugët, pёr asketin nё tregje por edhe pёr agro-pёrpunimin…