Lulzim Basha: Pa diskutim që ka një numër shumë të madh njerëzish që dalin spontanisht në rrugë ndërkohë që unë shkoj në aktivitete. Si kundër unë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe jam i pari që në mënyrë rigoroze mbaj maskën, bëj thirrje për mbajtjen e maskës, bëj thirrje për distancë, aktivitete i kryej në vende të hapura. Kur i kam në vende të mbyllura i kam me normat me numrin e kufizuar të personave. Por nga ana tjetër e kam të pa mundur të kufizoj entuziazmin e njerëzve që vijnë dhe ky është një moment për tu analizuar. Me të vërtet ata shpërfillin një rrezik që nuk duhet ta shpërfillin por mesa duket dëshira për ndryshim apo ta them siç e thonë ata “Na ka ardhur në majë të hundës. Nuk durojmë dot më. Mezi presim datën për ta votuar për ta hequr, për të ndryshuar”. Kjo është arsyeja e atyre grumbullimeve për të cilat siç e keni parë un mundohem vet i pari, i bëj thirrje, të mbajnë maskat, të mbajnë distancën. I keni parë i përshëndes sa më shkurt dhe vazhdoj. Por a është ky problemi i Shqipërisë sot? Jo. Pse s’është problemi i Shqipërisë ky sot? Nuk e di cili prej jush pa pirë kafe te Blloku sot?
Blendi Fefziu: Jo çdo kafe ashtu është.
Lulzim Basha: Ka pirë ndonjëri prej jush kafe te Blloku sot?
Andi Tela: Unë kam një vit që s’pi kafe.
Lulzim Basha: Nuk e di cili prej jush ka pirë kafe tek blloku sot. Ka pirë ndonjëri prej jush kafe tek Blloku sot? Mjafton të shkosh tek Blloku ose tek një nga rrugët e Tiranës dhe do të shikosh që kafetë janë plot me njerëz. Mjafton të shikosh këtë foto të këtij urbani në Tiranë.
Blendi Fevziu: Ia kam dhënë ministres së Shëndetësisë disa herë.
Lulzim Basha: Nuk është çështje e Ministrisë së Shëndetësisë. Që ky është një shqetësim i drejtë absolutisht po. Unë bëj gjithçka në fushatën time për t’ju përmbajtur rregullave dhe kjo është e vërtetë që e kam të pamundur, unë stafi, partia të kontrollojmë mbledhjen e njerëzve në përmasa të tilla dhe kjo është evidente dhe shprehje e entuziazmit të njerëzve dhe e dëshirës për ndryshim. Por nuk ka hipokrizi më të madhe sesa kjo që bën ky që nuk ka fut një autobus shtesë. Shiko si e ke situatën e autobusëve, kafet i ke plot.
Blendi Fevziu: Kjo po.
Lulzim Basha: Ky i cili i ka lënë njerëzit në kohën e pandemisë pa asnjë kompensim. Para dy ditësh, jua thash. Erdhi Artan Grubi, zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, zëvendës kryeministri i parë. 1.5 Miliard Euro, një shtet me më pak banorë dhe me buxhet të krahasueshëm me Shqipërinë, 1.5 miliardë ka dhënë. 15 herë më pak ka dhënë ky. Pra, shqetësimi i tij real nuk është Covid-i Blendi, se po të kishte qenë shqetësimi i tij real Covid-i, do kishte marrë ato pika të planit që i propozuam që në mars, do kishte mbrojtur mjekët, do kishte trajnuar mjekët e familjes, do ju kishte dhënë protokollet, do kishte hapur pavijonet Covid, do kishte blerë maska jo të skeduara, s’do kishte bërë tendera sekretë, do kishte blerë mjaftueshëm testime, do të kishte blerë mjaftueshëm pajisje, do trajnonte mjekët, do të rimbursonte familjet që janë zhytur në borxh.
Nuk është Covid-i shqetësimi i tij, shqetësimi i tij i vetëm është që ai nuk ka asgjë për t’ju thënë shqiptarëve dhe në këtë fushatë siç e ka nisur do ta bitisë duke u marrë me fushatën time. Është fare e qartë, arsyeja e vetme pse ai e bën këtë është se ai nuk shqetësohet për COVID-in se ai shkatërroi teatrin në mes të pandemisë, një ditë pasi përfundoi karantina. I mbylli dy tuaj njerëzit, një ditë pasi përfundoi karantina për tekat e tij, pra Edi Rama e ka provuar që nuk i bëhet vonë për COVID-in, nuk shqetësohet për COVID-in përkundrazi e ka keq menaxhuar krizën si askush tjetër. Arsyeja e vetme është se ai nuk ka asgjë se me çfarë të merret dhe merret me fushatën time. Ta thash, sateliti perfekt i kandidatit për kryeministër.