Pensionistët: Shëndetësia falas fasadë, gjysma e pensionit ikën për ilaçe, Bushati: Pensionet do të rriten të paktën 5%, në vit

Pensionistët: “Rama ka çuar vendin në një varfëri të jashtëzakonshme”!

Pensionistet e lene ne harrese ne Shkoder per shkak te mungesave tenpolotikave qeverisese, u shtruan si problem gjate takimit te pensionisteve me drejtuesin poliik te fushates se PD Helidon Bushati.

Pensionistët ngritën disa probleme kryesor si largimin e fëmijëve në emigracion, pamundësinë për një jetese normale si dhe pensionet e ulta. Një pesionistët i tha Bushatit se pensioni i tij nuk i del as për të paguar faturën e energjisë elektrike pa përmendur këtu ushqimet apo faturën e ilaçeve që e ka të detyrueshme çdo muaj. Bushati i njohu ata me programin e partisë demokratike ku i inkurajoi të bëjnë durim deri në 25 Prill, pasi edhe pensionistët do t’i bashkohen ndryshimi, duke garantuar se nuk do të ketë rritje më të vogël të pensioneve se 5% ne vit. Pensionistët shprehën besimin se Lulzim Basha si kryeministër do të mbajë premtimet dhe do ta ndryshojë për mirë jetën e tyre.

“Për sistemin e shëndetësisë ca me fol, dihet…. 27-28 % janë taksa për pensionistin”, tha nje pensionist ndersa nje tjeter theksoi varferine me te cilen perballet misha e trete.

“Rama s’është njeri në rradhë të parë, ai ka udhëheqë me Facebook. Ky ne kryeministri nuk e di ca mund të ketë ba. Kur të vini në pushtet shkoni e shifni se ca mund të jetë ba aty…..

Helidon Bushati vuri ne dukje se Programi i Partisë Demokratike do të mbështesë pensionistët.

“650 mijë pensionistë shqiptarë do kenë rritje të pensioneve çdo vit, me minimalisht 5% në vit dhe padyshim sa dyfishi i inflacionit nqs ka rritje të cmimit, të produkteve të shportës padyshim që do të ketë dyfishin pensionet në mënyrë që pëerballoj dhe të ketë rritje efektive të fuqisë blerëse. Elementë të tjerë që do të ndikojnë në rritjen e mirëqënies, në rritjen e të ardhurave është ulja e cmimit të produkteve ushqimore. Partia demokratike në kuadër të luftës ndaj korrupsionit dhe monopoleve do të ndikoj drejtëprdrejt në uljen e cmimeve të produkteve ushqimore, të cilat sot janë në nivelet më të larta si rrjedhoj e monopoleve të lidhura me pushtetin, të cilët importojnë produktet e importuara dhe ndikojnë në cmimin e tregut.

Angazhim i partisë demokratike është edhe ulja e cmimit ët dritave, ato që ndikojnë drejtëpërdrejt në xhepin tuaj. Për 70% të popullëisë dhe sidomos për shtresat në nevoj dhe pensionistët do të ketë reduktim të energjisë eletrikem, do të ketë përmirësim të sistemit shëndetësor. Ilacet e rimborsueshme do jenë ilace me efektivitet jo produkte që kanë origjinë të dyshimtë, vet paketa e rimborsueshme për shtresat në nevoj dhe pensionistët do të zgjerohet dhe do të jetë plotësisht e mbuluar nga shteti”, tha Bushati.

Artikulli paraprakShehu me fasonët në Përmet: Rrisim pagën minimale për punëtorët dhe lehtesojmë faturat e biznesit nga çmimet e larta dhe taksat
Artikulli tjetërTabaku e Pampuri: PD, ndihmë për fëmijët autikë, Tupe: Si Rama shpërfilli nënën që i kërkoi ndihmë për fëmijën e saj