Spahia me studentët ekselentë të Shkodrës: Vëmendja e qeverisë Basha për rininë. Programi ynë ndihmon studentët

Në një takim me studentë ekselentë të Universitetit të Shkodrës, kandidati i PD Bardh Spahia biseduan për vështirësitë e jetës së studentëve. Studentët vunë në dukje rritjen e tarifave të studimit, mungesën e mbështetjes nga qeveria, pamundësinë për punësim dhe kërkuan të dinë zgjidhjet qe ofron PD për rininë studentore.

Bardh Spahia shpjegoi se një nga shyllat kryesore të programit të PD është rinia.

“Oferta e PD është e qartë: anullim i ligjit të arsimit të lartë, financim i plotë i tarifave studentore për familjet me të ardhura nën 640 mijë dhe financim 50% i tarifave për familje me të ardhura mbi 640 mijë. 10 mijë stazhe pune të paguara që të rinjtë të krijojnë njohje dhe përvojë për punësim të përhershëm”- tha Bardh Spahia.

Në lidhje me interesimin e studentëve për të mbajtur në vend studentët e mjekësisë dhe infermierisë, Bardh Sphia tha:

“Largimi masiv është plagë kombëtare. Qarku i Shkodrës është i dyti në vend më i prekur. Na duhet të kthejmë shpresën tek të rinjtë. Në lidhje me studentët e mjekësisë dhe infërmierisë, ne kemi një ofertë shumë të mirë, pagë 1200 euro për mjekët, 900 euro për specializantët, si dhe pagë 700 euro për infermierët. Lekët nuk do t’i çojmë për koncesionet, por për të pajisur spitalet me infrastrukturën e duhur. Këto masa stimulojnë qendrimin në vend dhe kthimin e atyre që kanë ikur”.- tha Bardh Spahia.

Shqetësimit të studentëve për korrupsionin, Bardh Sphahua iu përgjigj duke theksuar domosdoshmërinë e votimit sipas interesit më të mirë të qytetarit. “Me votën tonë ne zgjedhim jo thjesht politikanët, por ata që na administrijnë jetën për 4 vjet”- tha Bardh Spahia.

Artikulli paraprakAlibeaj me votues për herë të parë: Vota juaj bën ndryshimin. Votoni PD për të lehtësuar familjen dhe për të siguruar të ardhmen
Artikulli tjetërBasha me të rinj të Kukësit: Votoni për ndryshimin e jetës tuaj, familjeve tuaja dhe të gjithë Shqipërisë!