Spaho: Programi i PD, lekë në dorë për fermerët në bazë të prodhimit. Bujqësia prioritet për qeverinë Basha

Kandidati Edmond Spaho ndalesën e radhës e bëri në Pojan, ku trajtoi problematikat e shumta të bujqësisë dhe jetës në fshat. Ai u përqëndrua tek lehtësitë e mëdha fiskale të programit të qeverisë së opozitës, e cila do të zhbllokojë krizën në bujqësi dhe në të gjithë sektorët ekonomisë së vendit.

” Ne do të japim 100 milion euro në vit subvecion për bujqësinë, sepse ky sektor jep gjysmën e prodhimit të brendshëm dhe në fshat jeton gjysma e popullsisë së vendit. 50 milion euro do të ketë investime në sistemin e kullimit dhe vaditjes, si dhe në infrastrukturën e bujqësisë dhe të blegtorisë.

Kushdo që punësohet do paguajë taksën 9 përqind të sigurimeve shoqërore dhe 9 përqind do i paguajë punëdhënësi.

Ne do ta aplikojmë taksën e sheshtë 9 përqind dhe jo 10 sa e ka rrajoni, pasi duam të rrisim investimet e huaja që do të hapin shumë vende pune, u shpreh kordinatori Spaho.

Më tej ai rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme që qeveria Basha do të japë për familjet e reja në fshat, duke akorduar fondin për çdo lindje prej 3 mijë lekë të reja, në çdo muaj, për 5 vite.

Njëherësh tha kordinatori Spaho do të subvencionohen nga shteti, interesat e kredive për blerjen e banesave nga çiftet e reja. Në prioritetet tona është dhe arsimimi i të rinjve në fshat, ku fëmijët e familjeve me të ardhura nën 64 mijë lekë të reja do tu paguhen tarifat e Universitetit, nga shteti.

s1

 

Exit mobile version