Spahia në Rrethina: Ushqimet me lista një normalitet i qeverisë Rama. Në 25 Prill të bëjmë ndryshimin me votën për PD 

Mungesë investimesh, harresë totale e qeverisë, ushqime me listë, mungesë punësimi, emigracion. Me këto fenomene jetojnë cdo ditë banorët e Shtojit në Njësinë Administrative në Rrethina në Shkodër.

Kandidati i PD Bardh Spahia eshte takuar me banore te zones dere me dere duke u njohur me keto problematika te cilet gjate 8 viteve te fundit e kane bere me te veshtire jeren e ketyre banoreve. Bashkëbisedimi me ta nxjerr në pah këto vështirësi të përditshme. Janë të braktisur nga shteti dhe kërkojnë shpresë, kërkojnë zhvillim ekonomik për familjet e tyre, për të ardhmen e tyre, eshte shprehur Spahia.

I garantova këta banorë se programi i Partisë Demokratike, ka një plan konkret për ekonominë, për familjen për rininë, për rikthimin e shpresës për të ndaluar emigracionin masiv, eshte shprehur kandidati i PD Bardh Spahia.

Këto zgjedhje nuk janë as Bashën, as për Ramën, janë për të ardhmen, për shpresë, për zgjidhje, të cilat i ofron vetëm programi i Partisë Demokratike.

Artikulli paraprakPersonat me aftësi të kufizuar në Vlorë: Jemi të keqtrajtuar nga qeveria, Leskaj: Do dyfishojmë ndihmën ekonomike
Artikulli tjetërSpaho: Me votën për PD nxjerrim fshatin nga varfëria. Ulim taksat, subvencione në dorë për fermerët në bazë e prodhimit