“Dilni masivisht në votime. Votoni për ndryshimin më 25 prill”, banorët e Kolesjanit në Kukës mbështetje për PD

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike Flamur Hoxha teksa u takua me votues në Kolesjan të Kukësit u bëri thirrje të votojnë masivisht kundër qeverisë e cila ka larguar nga Shqipëria të rinj, familjarë e profesionistë për shkak të kushteve të rënda ekonomike.

“Shqipëria meriton një qeveri e cila u shërben qytetarëve të saj dhe kjo do të ndodhë me kryeministër Lulzim Bashën”, tha Flamur Hoxha.

Banorët denoncuan dhunën që ushtron pushteti i rilindjes duke u hequr bukën e gojës punëtorëve josocialistë.

“Na kërkojnë kartat e identitetit dhe listën e votuesve të familjes. Mos u frikësoni. Votoni PD nr.9. 25 Prilli shënon fundin e qeverisjes Rama”, tha një prej banorëve.

Exit mobile version