Kryeministri i ardhshëm, Lulzim Basha deklaron njehsimin e tregut të Shqipërisë me Kosovën pasi opozita të marrë qeverinë. “Me Kosovën do të operojmë si një treg i vetëm”, tha Basha.
“Ky është momenti që ti të dalësh përpara shqiptarëve dhe të shpjegosh. Tetë vjet ke patur pushtetin, tetë vjet ke bërë premtime. Ku je e cili është bilani yt. Edi Rama nuk ka bilanc. Nuk ka asnjë përgjigje për të dhënë. Ai ka braktisur çdo premtim dhe ka shkuar në drejtim të kundërt.
Xhepat e tij janë mbushur, xhepat e shqiptarëve janë zbrazur. Fëmijët e tyre jetojnë në luks, fëmijët e shqiptarëve emigrojnë. Ata kurohen në spitale private nga më të shtrenjta të botës, shqiptarët vdesin në trotuaret para spitaleve shqiptare të cilat kanë kolapsuar edhe ku pandemia vetëm sa hoqi perden pas të cilës fshihet dështimi total me shëndetësinë që na u premtua falas dhe që sot është në kolaps total.
Dhe është ky dështim total që e bën Edi Ramën të përdorë atë leksik, atë fjalor dhe është gabim i madh nuk do të thoja krim se është fjalë e rëndë që ne të rendim pas kësaj. Detyra jonë është të emancipojmë opinionin publik apo të shërbejmë në emancipimin e opinionit publik dhe të jemi pak më modest se opinioni publik shesh herë është edhe para nesh edhe pra politikanëve, edhe para gazetarëve.
E kupton shumë mirë shqiptari sot se çfarë po ndodh. Edi Rama nuk do t’i përgjigjet pyetjes se çfarë bëri në këto 8 vite në pushtet dhe nuk ka bërë asgjë nga ato që ka premtuar dhe vjen e troket për herë të tretë dhe thotë dua dhe katër vjet të tjera. Nuk shpjegon pse nuk i ka bërë, refuzon debatin që nuk e ka detyrim ndaj meje, e ka detyrim ndaj qytetarëve, siç e kam dhe unë detyrim ndaj qytetarëve debatin me të për vizionin tim, për programin tim.
Pra, fshihet si një frikacak pavarësisht se fryhet si trim por faktikisht po i fshihet debatit publik dhe mundohet që të krijojë këtë mjegull ndaj të cilës unë iu lus të mos jemi aksesorë”, tha Basha.