“Qeveria ka shkatërruar burimet natyrore në Kukës”, Hoxha takim me banorët: Më 25 Prill nis ndryshimi për Shqipërinë

Drejtuesi politik i PD Flamur Hoxhës takoi banorët në Kolsh të Kukësit me të cilët bashkëbisedoi për gjendjen e vështirë ekonomike dhe sociale në të cilën ndodhet zona dhe largimi i të rinjve.

Banorët e Kolshit theksuan se po shfrytëzohen pa kriter burimeve minerare duke prishur mjedisin dhe duke dëmtuar të ardhmen e tyre.

“Të vetmen fabrikë e pasurimit të kromit që kishte zona rilindësit e mbyllën duke i vënë gjoba, u nxorën në rrugë 300 punëtorë”, thanë ata.

Flamur Hoxha tha se vota e 25 Prillit është vendimtare për të larguar Edi Ramën, si përgjegjësi i vetëm për problemet e shqiptarëve 8 vite të qeverisjes së tij.

“Më 25 Prill nis ndryshimi për Kolshin dhe gjithë Shqipërinë”, gatantoi Flamur Hoxha gjatë takimit me banorët.

Artikulli paraprakHasa: 68 punonjës po lënë punën për shkak të shkeljes së kontratës nga Albkontrolli me urdhër politik
Artikulli tjetërBasha falenderon vullnetarët: Ndryshimi do të ketë fytyrën tuaj! Po sjellim ndryshimin që presin të gjithë shqiptarët