Banorët te Bregu i Lumit pa kompensim për shembjet e shtëpive të tyre, Rushaj: Do t’i merrni një më një!

Të shqetësuar banorët e zonës së Bregut të Lumit në Tiranë i kanë kërkuar kandidatit për deputet të Partisë Demokratike Alfred Rushaj zgjidhjen e marrjes së kompensimeve për shembjet e shtëpive të tyre për shkak të Bulevardit të Ri.

“Ato lekë që kanë qenë në vendimin e Këshillit të Ministrave një më një do të merren!”, u siguroi Rushaj.

Banorët kanë dëshmuar para Rushajt edhe terrorin e kaluar nga ajo që ata e cilësojnë “Bandë” dhe jo shtet.

“Ti më thua më premto mua. Unë nuk premtoj asgjë!Ne që do t’I qëndrojmë asaj gjëje që ka thënë Lulzim Basha. Do t’I qëndrojmë asaj praktike që kemi patur përpara se këta të vinin në pushtet! Të gjithë personat që për një interes publik janë apo s’janë të legalizuar, kanë apo nuk kanë certifikatë, janë në proces legalizimi apo jo, personat që janë të vendosur prej kohësh dhe që kanë investuar jo pare droge po pare djerse dhe gjaku ato do marrin atë që u takon!

“Ne jemi të qartë po cfarë do bëhet për ne që aktualisht jetojmë me qira diku. Këto dy vjet cdo gjë është ndërtuar mbi propagandën!

Propagandë cdo gjë! Mua që më nxjerr me gaz lotsjellës dhe s’më jep 5 lekë?! Unë jam i qartë që mundim tim s’do ta marr dot po ama të marr një farë vlere që unë nesër pasnesër të shtoj dicka dhe të jetoj diku!”, tha një prej banorëve që nuk ka marrë kompensimin.

“Zotëri, jo vetëm ti po të them, sepse ti e ke patur emrin në një vendim të Këshillit të Ministrave. Ajo quhet e drejtë e fituar!”, tha më tej Rushaj.

“Vjen urdhëri nga bashkia, unë jam i qartë, cfarë janë Bregu i Lumit sic jemi sot, cfarë janë Astir hiqu vizën, ndryshe “Vettingu”! Është kulaci-kërbaci!”, dëshmoi banori për atë që po ndodh me ta.

“Ajo copë letër që ju keni patur që duhet vendim qeverie është një e drejtë që Këshilli i Ministrave dhe Republika e Shqipërisë ua ka njohur! Qeveria nuk është as Edi Rama, nuk është as Lulzim Basha është e Republikës së Shqipërisë kështu që ato lekë që i keni patur, ato ju takojnë!”, u siguroi Rushaj.

“Ne kemi ndenjur dy muaj në një protest dhe kemi luftuar bashkë me Pëllumbin kundra një bande, nuk është se kemi luftu me shtetin, këtu synonte cdo gjë si një bandë se nuk ka shtet që vjen në 4 të natës, I nxjerr dhe i fut gazin lotsjellës, në 4 të mëngjesit! Mbledh rininë gjithë natën i fut në komisariate që të mos ketë probleme. Unë kam luftuar me një bandë, jo me një shtet!”, rrëfeu më tej qytetari i Tiranës.

“Ato lekë që kanë qenë në vendimin e Këshillit të Ministrave një më një do të merren!”, u siguroi Rushaj.

Artikulli paraprakBasha pritet me ovacione në Peqin: 8 vite ua ka ulur kokën Edi Rama me bandat e tij! Më 25 prill t’i themi boll më!
Artikulli tjetërGreva e Albkontroll/ Berisha publikon mesazhin e kontrollorit: Balluku na shkatërroi me vjedhjet me me tenderat