Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në qytetin e Elbasanit i cili është pritur me entuziazmin e zakonshëm të qytetarëve dhe simpatizantëve. Duke i falënderuar për mikëpritjen, Basha tha se, ora e ndryshimit për çdo fëmijë shqiptarë, për çdo familje shqiptar po afron!
Lulzim Basha: Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra të Elbasanit! Dita ka nisur e bukur dhe me diell, në Peqin dhe Dumre, por do të mbyllet me bereqet në Elbasan. Zemra e historisë së arsimit shqiptarë, kthehem sot për të diskutuar me përfaqësues të arsimit shqiptarë një plagë që e ndieni në zemrat e familjet tuaja.
Reforma e thellë arsimore që do të ndërmarrim, nuk ka vend më të përshtatshëm se Elbasani i Normales, Elbasani i arsimit, Elbasani i dijes dhe i kulturës, për të patur këtë diskutim me mësuesit tanë, me prindërit e dytë të fëmijëve tanë me një zotim: 25 prilli do të jetë ditë ndryshimi për çdo fëmijë shqiptar, për çdo familje shqiptare! Faleminderit për këtë pritje të mrekullueshme! Ora e ndryshimit po afron!
Fitore!