Flamur Hoxha takim me banorët në Shëmri të Kukësit: Më 25 prill votoni masivisht për familjen tuaj

Në takimin me zgjedhës në Njësinë e Shëmrisë, drejtuesi politik dhe kryesuesi i listës së PD-s Flamur Hoxha u foli atyre për programin e PD për zonat rurale si dhe për angazhimin e tij për qasje më realiste ndaj zonave ku shfrytëzohen burimet minerare dhe ato hidrike. Komunitetit duhet ti kthehet kompensimi apo renta e munguar, tha zoti Hoxha.

Qytetar: Rruga nacionale kishte 12 punëtorë, sot vetëm nji. Në çdo fshat kishim elëktricist, sot ka vetëm një për krejt fshtrat, kur ka defekt rrimë me javë pa drita. Thuhet që ka shumë punëtorë fiktivë që paguhen.

U mburr se do të sjellë 300 mijë vende pune, ka nxjerrë nga puna edhe ato që ishin.
Një minierë patëm, këta na e mbyllën.

Na ka zanë poshtë piramida e Ramës, e ka fut vendin në borxhe të paarsyeshme, me 25 Prill do ta heqim qafe.

Exit mobile version