Një tjetër mjek i njohur ka humbur jetën nga Covid-19. Adhon Polena, ka ndërruar jetë nga Covid në moshën 75 vjeçare.
Mjeku mësohet se ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me Covid-19.
Doktor Adhoni do të mbahet mend si një nga intelektualët korçar, një familjar me vlera dhe një qytetar i rrallë.
Adhon Polena është djali i doktorit të njohur ikonës së mjekesise, Sotir Polena.