• “Një ftesë çdo dibrani për t’iu bashkuar ndryshimit më 25 prill”, Basha pritet me entuziazëm në Maqellarë: Këtë entuziazëm ta çojmë derë më derë.
• E ndal në rrugë Bashën në Maqellarë, sipërmarrësi: Nafta në Maqedoni më lirë se këtu. Basha i premton të heqë taksën e qarkullimit 240 lek/litër karburant.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur në qytetin e Maqellarës cili ka zhvilluar turin e takimeve me qytetarë dhe biznese. Kryedemokrati është pritur me entuziazmin e zakonshëm nga qytetarët dhe simpatizantët. Duke i falënderuar për mikpritjen, Basha tha u bëri thirrje të gjithë dibranëve t’i bashkohen ndryshimit që t’i hapet rruga mirëqenies dhe anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Të dashur vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, kurrë se kam parë Maqellarën kaq plot! Plot me besim, plot me vendosmëri! Kjo nuk është thjesht një pastrim mes nesh, kjo është një ftesë ndaj çdo dibrani për t’ju bashkuar ndryshimit më 25 prill! Për t’ju bashkuar Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ndryshim në mënyrë që të gjithë së bashku të hapim rrugën e mirëqenies, rrugën e punësimit, rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ju ftoj që këto ditë që na ndajnë nga 25 prilli, këtë entuziazëm, këtë besim ta çojmë derë më derë, në fshatin më të largët, ta çojmë shtëpi më shtëpi, familje më familje që kërkojnë rrugën e shpresës, rrugën e ndryshimit. Të gjithë ata që tetë vite me radhë u kërrusën, u gjunjëzuan e humbën besimin tek vetja e tyre. Ora e ndryshimit po afron për të gjithë ju, bashkë për ndryshim. Maqellara fiton, Dibra fiton, Shqipëria fiton”, tha Basha.
Gjatë ecjes në qytet, Basha është ndalur nga pronar biznesesh të vogla, ku ka dëgjuar problemet që kanë me taksat, çmimin e karburantit dhe energjisë elektrike. Basha tha se ndryshimi më 25 prill do të thotë ulje e taksave, uljen e karburantit dhe energjisë elektrike.
Lulzim Basha: Si po ju shkojnë punët?
Qytetari: Blozë fare!
Lulzim Basha: Si kudo në Shqipëri.
Qytetari: Si në pandemi, zero! As drita, paguajmë qiranë, punëtorin. Me humbje! Në Maqedoni është nafta lirë, marrim makinat, shkojmë i furnizojmë atje.
Lulzim Basha: Serboratorët i mbushin dibranët në Maqedoni, kuksianët në Kosovë. Më 25 Prill të votojmë të gjithë për ndryshimin dhe ndryshimi do të ndihet kudo. Një nga fushat kryesore do të jetë kostoja, kostoja e prodhimit, nafta, energjia, ulja e taksave, heqja e terrorit të administratës tatimore. Do t’ju bëj, në radhë të parë, të ndiheni të çliruar nga ana psikologjike dhe nga ana e dytë do të ndez prapë besimin dhe motorët e ekonomisë. Se vetëm kështu vjen konsumi, forcoheni ju, forcohet biznesi i vogël, forcohet Shqipëria. Ju ftoj të gjithë, me biznesin e vogël kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë, kemi nënshkruar një marrëveshje, e cila do të jenë realitet të gjithë zotimet tona. Mos u dorëzoni!
Të gjithë bashkë për ndryshimin!