Flamur Noka ishte në vendin ku lumi i Tiranës ndan Laknasin me Valiasin për të treguar sesa të vështirë ua ka bërë jetën banorëve mungesa e një ure normale. Banorët thonë se ura ekzistuese është krejt e pasigurtë, por ata kalojnë aty përditë për të çuar fëmijët në shkollë gati 2 orë në këmbë.
“Në këto 8 vjet na kanë premtuar disa herë, por nuk kanë investuar asnjë qindarkë”, thanë banorët. “Për rrugë dhe drita kjo zonë është e mbaruar”- vunë në dukje ata braktisjen nga qeveria
“Kjo është një arsye më shumë për të votuar kubdër kësaj qeverie që është ngritur mbi mashtrime. Me PD në qeveri, ura do të jetë një nga veprat e para që do të ndërtohet. Qeveria e Lulzim Bashës do të jetë një qeveri që kujdeset për njerëzit”, tha Flamur Noka, që ftoi banorët e zonëë të ndëshkojnë me votë qeverinë e mashtrimeve dhe të braktisjes.