Basha me familjet e vjetra të Elbasanit: Thelbi i ndryshimit, normalitet europian në ekonomi, në shoqëri, në arsim, në shëndetësi

• Kjo është betejë për familjet shqiptare.

• “Plani ynë për arsimin i harmonizuar me planet e Europës për të na ndihmuar”. Basha takohet me përfaqësues të familjeve të vjetra të Elbasanit: Investime të huaja dhe paga dinjitoze për shqiptarët.

• Nga qyteti i Normales, Basha premton kthim në normalitet: Zotimi ynë i parë zgjimi ekonomik kombëtar. Filozofia ime politike, zotimet e dhëna – zotime të mbajtura.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ndodhet në qytetin e Elbasanit ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me familje të vjetra të këtij qyteti. Edhe pse është një nga qytetet që kulturën e ka pjesë të historisë dhe të krenarisë, Elbasani sot përveç krizës ekonomike, ka dhe shkatërrimin e institucioneve që ruajnë identitetin e kulturës së tij.

“Jam Arben Haxhiymeri, rrjedh nga një familje elbasanase siç themi ne dem baba dem. Me vjen keq që qyteti im qoftë ata që janë simpatizantë, anëtarë të Partisë Demokratike, qoftë ata që janë komunist të pandryshueshëm, qoftë ata që kanë patur bindje të tjera politike, ikin të gjithë me kokën poshtë. Ikin të gjithë me kokën poshtë se nuk kemi më kulturën që kemi patur. E vetmja gjë nga kultura që e patur, teatri i Elbasanit, kinoteatri i Elbasanit, i ngritur në vitet 20, 30, të tjerat janë zhdukur. E vetmja gjë që kemi patur, ka qenë një bibliotekë e dhuruar nga një elbasanas, vetëm ajo ka mbetur, s’kemi biblioteka të tjera. Jemi bërë më të ditur, më të shkolluar, por s’kemi biblioteka dhe kush nuk ka kontaktin me librin kot thotë që jam i ditur.

E ngritëm një orkestër simfonike, por s’e kemi më. Banda e qytetit ku t’i bëja provat kur shtëpia e kulturës është shembur? S’kemi asnjë fanfarë, mburremi se kemi disa orkestra dasmash. Duam të shohim një teatër, të na vijë një opera, por në cilën sallë? Duam të bëjmë historinë, ku të shkojmë? Ku janë muzetë? Ku janë shtëpitë e figurave dhe familjeve të mëdha të Elbasanit? Janë rrafshuar për t’u bërë pallate dhe plane ka akoma për të tilla gjëra. Do të humbim memorien historike dhe do të ikim me kokën poshtë. Unë them që siç e ndiejmë ne këtë turp e ndiejnë edhe ata që janë të majtë, edhe ata ekstremët fare dhe do të ikin me kokën poshtë sepse s’kanë çfarë të thonë. Pse atdhetarët, elbasanllinjt e vërtetë investuan për atë teatër? Pse për bibliotekë? Shkuan për para ato? Po ai ishte institucion kulture dhe ngritën një shkollë këtu. Do të ikin të gjithë me kokën poshtë sepse kjo reformë në arsim ka dështuar. Faleminderit që më dëgjuat”, u shpreh Arben Haxhiymeri.

Basha tha se metafora e Normales së Elbasanit, do të jetë dhe metafora e ndryshimit më 25 prill për të kthyer normalitetin këtij qyteti duke filluar që nga normalizimi i politikës në tërësi. Sipas tij, ky normalitet do të vij me zotimin se qeveria e ardhshme ka për synim zgjimin ekonomik kombëtar, vende pune, investime me paga më të larta, ringjalljen e kulturës, të artit, për të bërë të mundur arsimin normal dhe shëndetësinë që ju shërben njerëzve dhe rinisjen e rrugës që qe nisur me heqjen e vizave, rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Basha: “Sot jam këtu në mesin e anëtarëve të familjeve të shquara të këtij qyteti me njё histori shumë tё veçantë, tё lasht por dhe pjesën e historisë moderne, pjesën e lindjes sё shtetit shqiptar dhe këtu mund tё marrim shumë elemente, tё kontributeve tё familjeve elbasanllijve tё Elbasanit, tё qytetit tё Elbasanit, tё intelektualëve tё Elbasanit, tё patriotëve tё Elbasanit. Nga Kostandin Kristoforidhi e deri te patriotët e mëdhenj tё pavarësish por shembulli qё dua tё marrё ёshtё shembulli i normales. Shkolla shqiptare e shqiptarisë pa tё cilën njё zot e di sa kohë do tё kishte marrё dhe se si do tё kishte shkuar puna e arsimit shqip sepse prej këtu përgatiteshin arsimtarët dhe pedagogët e parё shqiptar dhe shpërndaheshin pastaj anembanë Shqipërisë, që arriti të harmonizojë gegërishten dhe toskërishten, duke na dhënë gjuhën zyrtare shqipe, një pasuri e jashtëzakonshme që na bashkon të gjithëve si shqiptarë, na bashkon të gjithëve si komb.

Megjithatë, dua të ndalem te një tjetër metaforë e Normales, se s’ka të bëjë vetëm me shkollën dhe rëndësinë e shkollës për arsimin shqiptar, po ka të bëjë me normalitetin si tipar i elbasanlliut dhe zonjave të Elbasanit. Normalitetin, si tipar i civilizimit, i qytetarisë. Normalitetin, si dëshirë tashmë dhe si aspiratë në një Shqipëri të ç’normalizuar, në një Shqipëri, ku politika e premtimeve të pambajtura ka çuar drejt një gjuhe dhe drejt një sjellje që do të ishte e papranueshme në çdo familje normale shqiptare. Normaliteti në ekonomi, normaliteti në shoqëri, normaliteti në arsim, në shëndetësi, normaliteti si normë e europiane, e qytetares, është thelbi i ndryshimit që ne kërkojmë dhe do të bëjmë realitet nisur nga vota e shqiptarëve në 25 Prill. Por kjo nis vetëm duke normalizuar politikën.

Kjo është simptoma e asaj që ka ndodhur këto 8 vite, sepse këto 8 vite s’ka mbajtur asnjë premtim dhe fushata është momente kur ai që ka qeverisur duhet të japë llogari për premtimet, ai që kërkon të qeverisë duhet të zbulojë vizionin, programin dhe mënyrën se si do ti bëjë ato zotime, ato angazhime realitet. Se ai do ta kthejë këtë në betejë midis meje dhe tij. Në fakt koha e tij ka mbaruar. kjo nuk është betejë midis meje dhe tij. Koha e tij ka mbaruar dhe kjo nuk është betejë për ne të dy, nuk është betejë as për kandidatët tanë për deputetë. Kjo është betejë për familjet shqiptare, kjo është betejë për interes kombëtare, kjo është betejë për ekonominë për mirëqenien, për të ndalur emigracionin, për të ringjallur ekonominë në çdo aspekt të saj. Kjo është betejë për të mundësuar që çdo i ri dhe e re e Elbasanit të ketë arsimin e duhur dhe punësimin dinjitoz. Kjo është betejë që shëndetësia shqiptare të fillojë të funksionojë të paktën siç funksionon në Maqedoninë e veriut, të paktën siç funksionon në Kosovë.

Kjo është betejë për të pasur një demokraci të vërtet. Kjo është një betejë për të rihapur rrugën drejt bashkimit europian, e cila ka 8 vite që na është bllokuar nga fjalët boshe, nga hipokrizia, nga gënjeshtrat që i simbolizon më mirë se gjithçka tjetër shampanja e derdhur lumë, njësoj si gënjeshtrat e derdhura lumë për negociatat që u premtuan për vitin e parë nuk janë hapur akoma, sepse plani ynë për arsimin e lartë dhe planet e Europës për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor përfshirë Shqipërinë për arsimin e lartë, janë pothuajse të përputhura sepse objektivat tona për të mundësuar investime të huaja, transferim teknologjie, vende pune me paga dinjitoze, janë po kaq ambicia dhe nesër realitet në Shqipëri, sa ç’është edhe dëshira e investitorëve europian sepse forcimi i institucioneve demokratike, përgjegjshmëria e drejtuesve politikë, pozitiviteti, kultura, mirësia, fytyra njerëzore e politikës, janë tipare që e bëjnë Europën, Europë dhe që i bëjnë fëmijët tanë fatkeqësisht të shkojnë drejtë Europës për të zbuluar talentin e tyre, për tu zhvilluar personalisht, për tu punësuar, për të krijuar mirëqenie, për të themeluar familje.

Ndërkohë që, këto mundësi ju mungojnë në vatrën e tyre, në vendin e tyre. Askush nuk ikën për qejf. Mund të ikësh për studime siç kam ikur unë, siç kanë ikur sot 30 mijë studentë por është fatkeqësi kombëtare në qoftë se 96% prej tyre nuk duan të kthehen. Normaliteti tipari i Elbasanit më bën krenar që kam qenë deputet i këtij qarku sepse kur kam ardhur këtu ju kam thënë se nga të gjithë, pothuajse nga të gjithë zonat e tjera me qarkun e Elbasanit nuk kisha lidhje. Natyrisht unë dhe prindërit e mi kemi lindur në Tiranë, origjina e prindërve është nga Veriu, ime shoqe i ka nga Jugu, vetëm më Elbasanit nuk kisha një lidhje.

Derisa kuptova brenda javës së parë që na lidhte diçka, na lidh normaliteti, na lidhte normalja, qytetaria, tonet qytetare, veprimet qytetare dhe atë që përshkon qytetarinë europiane, një raport të drejtë midis atij që kërkon votën dhe atij që e jep votën por po kaq të drejtë midis atij që ka pushtetin dhe atij të cilit pushteti duhet ti shërbejë sepse në Evropë pushteti i shërben qytetarit dhe me 25 prill vota për ndryshim, vota për Partinë Demokratike, vota për numrin 9 është rivendosja e këtij raporti jo më qytetari që i shërben pushtetit por pushteti dhe qeveria e ardhshme që i shërben qytetarit, i shërben Elbasanit dhe i shërben të gjithë Shqipërisë. Ndaj duke mos harruar zotimin e parë që është zgjim ekonomik kombëtar, zgjim ekonomik për Elbasanin dhe për të gjithë Shqipërinë vende pune, investime me paga më të larta është çelësi për të bërë të mundur gjithçka tjetër, investimet për të bërë të mundur ringjallje n e kulturës, të artit, për të bërë të mundur arsimin normal dhe shëndetësinë që ju shërben njerëzve dhe zgjimi ekonomik kombëtar e Elbasani e i Shqipërisë ecin paralel me rinisjen e asaj rruge që e kemi nisur bashkë më heqjen e vizave rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Basha.

1 102

4 29

Artikulli paraprakSkandali i përdorimit të të dhënave personale nga PS, reagon PD: Do ta ndjekim në rrugë ligjore. Me Ramën shqiptarët të pasigurt
Artikulli tjetërVetëm një mendjeprishur si Rama mund ta kryejë një veprim si ai në Kuç të Vlorës