Spahia takim me gratë dhe vajzat në Velipojë: Fokusi ynë është ekonomia, familja, gruaja. Le të fokusohemi tek e ardhmja

Kandidati i PD për Shkodrën, Bardh Spahia mori nga gratë dhe vajzat e Velipojës mbështetjen e tyre oer ndryshimin në 25 Prill.

“Në 25 Prill kemi shansin të kthejmë Shqipërinë në shinat e duhura. Ku e keni provuar vetë në këto 8 vjet se, dështimi i Edi Ramës ju ka sjellë boshatisje të xhepave, ka bërë që fëmijët tuaj të largohen. Prandaj, në fokusin kryesor të programit tonë është ekonomia, është familja, është gruaja. Le të fokusohemi tek e ardhmja, këto ditë t’i shfrytëzojmë maksimalisht, le të bindim sa më shumë njerëz të bashkohen me ndryshimin e madh, i cili është i pashmangshëm. Vetëm kështu do të rikthejmë shpresën tek rinia jonë dhe qytetarët tonë”, tha Bardh Spahia në tskimin me gratë e Velipojës.

Exit mobile version