Dokumenti sekret i PS, drejtuesi i SPAK konsiderohet votues i rregullt i Partisë

Drejtuesi i SPAK identifikohet nga PS si votues i “sigurtë” i Partisë, pikërisht njeriu prej të cilit pritej të luftojë korrupsionin e Partisë-shtet!

Botimi në Lapsi.al i grabitjes së të dhënave personale që qytetarët dorzojnë në institucionet shtetërore, për arsyet e saj elektorale nga Partia Socialiste, ka nxitur zemërimin e kundërshtarëve të saj demokratë. Vetëm pak orë pasi u botuan emrat e disa qytetarëve të njohur, numrat e kartave të identitetit dhe numrat e celularëve të të cilëve kanë përfunduar në kompjuterat e rilindjes, Enkelejd Alibeaj e quajti këtë një shkelje të besimit të qytetarëve ndaj shtetit.

“Përdorimi i databazës së e-Albania nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS-së përbën vepër penale. Për këtë PD po përgatit një padi që do ta dorëzojë në SPAK.”

Por ironia e fatit është se ku do dorëzohet kjo padi… Lapsi.al ka bërë një vëzhgim në dokumentat që ndodhen në zyrat e rilindjes për të parë se si përshktuhen në to prokurorët e SPAK.

Vetë shefi i SPAK është dyfish në konflikt interesi në këtë histori. Sepse Arben Kraja është njëri nga 910 mijë qytetarët e Tiranës të cilëve u janë vjedhur të dhënat personale. Në kompjuterin e socialistëve gjendet numri i tij i telefonit, vendlindja, qendra ku voton, numri i ID, si edhe vendi ku punon (shiko tabelat poshtë të dala nga zyrat e PS).

Si përgjohet sipas listave sekrete të PS vota e Ardit Gjebreas, Alketa Vejsiut, Rovenda Dilos, Ermal Mamaqit dhe Arbana Osmanit

Natyrisht fakti që socialistët e konsiderojnë të tillë nuk e ngjyros detyrimisht mavi Arben Krajën, as 12 prokurorët e tjerë që punojnë me të. Por ama në një hetim të mundshëm të kësaj çështjeje, ashtu sikurse pretendon PD-ja, shefi i SPAK dhe disa prej kolegëve të tij janë në konflikt interesi. Një sepse ata janë njëkohësisht edhe subjekt i dëmit që kanë shkaktuar rilindasit që pretendohet se u kanë vjedhut të dhënat personale dhe dy sepse në dokumenta paraqiten si militantë socialistë. Ne kemi arritur të qëmtojmë tetë nga prokurptët e SPAK, 4 nga të cilët figurojnë si votues të siguttë të PS, 2 jo të sigurtë, por me preferencë PS, dhe dy neutralë që nuk u dihet vota. Lapsi.al

Artikulli paraprakSkandali i Ramës për vjedhjen e të dhënave të 1 milion votuesve, Meta: SPAK të hetojë urgjentisht!
Artikulli tjetërBasha: Nuk do të ketë paga nën 300 euro