Mziu takohet me një grup intelektualësh dibranë. Rreth 50% e shkollave të mbyllura!

Drejtuesi politik i Qarkut Dibër Xhelal Mziu u takua në Peshkopi me një grup intelektualësh dibranë.

“Intelektualët janë ato që i janë gjendur Dibrës në momente të vështira. Sot jemi këtu për të zgjuar inteligjencën, mendjen e hollë që të mos vlerësojnë bandat, krimin, që ngritën injorancën dhe e vunë në krye, në drejtim”, tha Myqerem Tafaj, i ftuar në këtë takim.

Besim Ndregjoni vuri theksin tek harresa që i është bërë shtresës së ish- të persekutuarve, e cila u harrua nga Rilindja.

Eksperti i ekonomisë Flamur Gjymishka, foli për gjendjen ekonomike të Dibrës dhe gjithë Shqipërisë. “Ekonomia është në rënie, dhe sot Shqipëria është në prag kolapsi ekonomik”, tha ai.

Xhelal Mziu u shpreh se ka vizituar të gjitha fshatrat e Dibrës ku ka parë varfëri të skajshme.

“Rreth 50% e shkollave të mbyllura, dhe ato që funksionojnë janë pa ngrohje, pa mirëmbajtje, pa dyer e xhama, dhe me mësues militantë pa arsim përkatës. Është tjetërsuar vota pasi kanë blerë varfërinë që e kanë rritur vetë, kanë goditur familjen duke e varfëruar, duke e nënshtruar, kanë ikur shumica e njerëzve për shkak se e kanë të pamundur jetesën këtu”, tha Xhelal Mziu.

Artikulli paraprakBasha në Paskuqan: Ndryshimi është shpresa e të gjithë shqiptarëve. Të gjithë të shkojmë në kutitë e votimit të votojmë 9
Artikulli tjetër“Bujqësia dhe blegtoria janë në kushte mesjetare”, Alizoti: Nuk konkurrohet tregu vendas, e jo më ai europian