“Gjendja e sportit ka vetëm një zgjidhje dhe ajo bëhet pa tifozllëk”, tha Enkelejd Alibeaj në takimin me sportistë në Lushnje, të cilët shprehën shqetesimet per situaten e veshtire të sportit, vecanerisht futbolli. Në takim ishte edhe ish futbollisti i kombëtares Andi Lila, i cili është angazhuar si koordinator i sportit në PD. Alibeaj theksoi se, për sportin ka shumë rëndësi te mos jete nje placke që politika e perdor sipas interesave te veta.
“Futbolli kerkon infrastrukture jo sheshe betoni qe ben bashkia”, tha nje prej sportistëve, ndërsa dikush tjetër theksoi dështimin e tanishëm të sportit. “U 17 dhe U 19 e Lushnjes ishin nder ekipet me elitare ne shqiperi sot është katastrofë”.
Enkelejd Alibeaj tha se gjendja ne te cilën ndodhet sporti në vend ka ardhur si pasojë e mungesës së përkujdesjes së qeverisë e cila duket se më shumë ka interes të ndërtojë burgje sesa fusha futbolli.
“Në këtë kohë të shkurtër kam kuptuar se cilat janë problemet e verteta të sportit elitar. Pasioni është, njerëzit që duan të punojnë me sportin janë aty por ajo që mungon është përkudesja e shtetit e qeverisë. E keni vënë re apo jo, ka vite që qeveria preokupohet më shumë për të ndërtuar burgje se sa fusha futbolli. Do duhet që realisht për të gjithë këtë rini, ta mbajmë këtu. Nuk ëhstë zgjidhje që sporti të jetë I varur nga qeveria. Ajo që qeveria duhet të bëjë është të stimuloje dashamirësit e sportit , biznesin tek e fundit, në mënyrë që të orientohen financat tek sporti e duke patur lehtesira fiskale t,ju japë mbështetje juve”, tha Alibeaj.
Ne cilësine e Koordinatorit Kombetar për sportet në PD futbollisti i ekipit Kombetar Andi Lila tha se njerëzit në listat e PD janë profesionistë të nderuar ndërsa programi I PD për sportin është realist dhe jo përrallë.
“Ne nuk themi kështu përrallash do bëjmë binjakëzim me Lacion. Tani ka dalë nje përrallë e re kur thonë Sopotin e Librazhdit do ta binjakëzojnë me Bajernin e Mynihut. Per ne futbollistet që e dime si funksionon nuk e kuptojme. PD dhe njerezit e saj do te mendojnë jo si politikanë se politikanët mendojnë për zgjedhjet e rradhës, por si burrështetas që mendojnë për gjeneratat e ardhshme”, tha Andi Lila.