Spahia në Velipojë: Në 25 Prill zgjedhja është kush do të jetë me krimin dhe kush do të bashkohet me ndryshimin

Velipoja është një nga zonat më të braktisura nga qeveria në këti 8 vjet, por kandidati i PD, Bardh Spahia, ka siguruar banorët se kjo do të ndryshojë me marrjen e drejtimit të vendit nga PD në 25 Prill. Që kjo të ndodhë, është e rëndësishme që qytetarët të mos i nënshtrohen asnjë presioni.

“Po shitet vota në vitin 2021. Thirrja per te gjithe banoret: ju lutem mos e shitni votën! Sot ka ardh dita te zgjidhim fatin tone”- tha një banor, ndërsa nje tjetër theksoi nevojën e ndryshimit. “Sot ka ardh dita e me te vertete per ndryshim. T’i japim nje grusht te fortë Edi Ramës, te zhdukim krimin dhe këto kriminela që kanë marrë fatin e fëmijëve tonë në dorë dhe i detyruan të marrin rrugët e kurbetit”

Kandidati i PD, Bardh Spahia, ftoi banorët e Velipojës të bëjnë gjithçka për fitoren në 25 Prill, duke theksuar se vota për ndryshimin është votë për familjen e tyre.

“Ka ardhur dita qe t’i japim rendesine e duhur voten, ta konsiderojme si te shenjte, si menyra me e mire per te vendosur per fatin tone. Le të shkojmë masivisht tek kutitë e votimit. Zgjedhja është se kush do të jetë me krimin dhe kush do të bëjë ndryshimin për të mirën e vendit. E rëndësishme eshtë të zgjedhim oferten me te mire, programin më të mirë se kështu nuk mund të vazhdohet. E kemi provuar këto vite çfare do të thotë. Në vend që të benin hapa përpëra kemi bërë hapa prapa, ky është realiteti”.

 

Exit mobile version