I tillë është Edi Rama!

Nga Erl KODRA
Një histori “fantazie” me Enver Hoxhën dhe Edi Rama
Prill 1985 – Prill 2021
Në Dhjetor 1990, ato ditë kur ranë gërmadhat e asaj çfarë kishte mbetur nga shteti terrorist i Enver Hoxhës, për një moment ndjeva njëlloj zgjënjimi, sikur diçka nuk ishte përmbushur ashtu siç e kisha ëndërruar për vite me rradhë. Si fëmijë dhe adoleshent unë isha përballur me padrejtësi të mëdha – me internim dhe punë të rëndë në bujqësi, me survejimin e pandërprerë nga Sigurimi i Shtetit, dhe sigurisht, edhe me patronazhistin tim të asaj kohe.
Unë isha një armik i ri dhe plot fantazi, dhe në mendje kisha projektuar rënien e regjimit – të ashpër dhe të fortë. Madje e kisha menduar edhe atë çastin kur Enver Hoxha do të kuptonte fundin e pashmangshëm, ndërsa populli do të vërshonte në Bllok, për ta rrëzuar nga froni, fronit prej ku përcaktonte se kush nga shqiptarët do të shkonte në burg, në internim apo do të vdiste nën breshëri plumbash apo i varur në litar.
Ndaj, me sytë e mendjes unë shpesh e imagjinoja veten përballë tij, me një lopatë në dorë, pikërisht me atë lopatën 10 kilëshe prej llucës së kuqe, duke e goditur në rrashtë të kresë, dhe t’ia çaja më dysh atë ballin e zbehtë prej vampiri. Skena vazhdonte me flokët e bardhë që i skuqeshin, ndërsa kreatura e tij shembej, i zhytyr në gjak para këmbëve të mia.
Nuk mendoja asgjë tjetër përpos dy fjalëve që unë do të shqiptoja kur sytë e tij do të fikeshin, ndërsa unë e lëvizja bishin e lopatës anash, për t’i ndarë kokën më dysh;
– Vdis, përbindësh!
Kjo ishte arsyeja e atij pengu në Dhjetor 1990, sepse përbindëshi kishte vdekur para pesë vitesh, dhe çakejt e tjerë të bllokut ishin bërë si dhelpra të zbërdhylta, për të shpëtuar lëkurën e tyre, sigurisht.
***
Nuk e kisha treguar më herët këtë histori, por meqense unë jam shkrimtar, e kam privilegjin të tregoj edhe fantazitë e mia prej “krimineli”. Po, Enver Hoxhën do ta vrisja me dëshirë dhe pa pikë mëdyshje.
Nuk e di pse mundem, por unë kam njëfarë aftësie për të parë me sytë e mendjes atë që pritet të ndodhë në ditët që do vijnë, dhe besoj se edhe shumë prej jush shihni të njëjtën gjë – fundin e Edi Ramës.
Edi Rama ka dy rrugë për të ikur – ai nuk e ka privilegjin e Enver Hoxhës që të ikë nga krevati. Ky pervers është kurthue aq keq në punë të ndyra, sa nuk ka shans të shpëtojë nga humnera ku e ka zhytur veten. Për t’u larguar do të largohet se s’bën, por si – me votë apo me revoltë – kjo është çështja.
Duket qartë se ky budallë i poshtër po punon nën panik. Ai e di shumë mirë se nuk mund të fitojë me të drejtë, sepse askush nuk e do, përveç disa bordellove mediatike, gazetarë dhe gazetare që janë turpi i këtij profesioni. Ai e di se shumica absolute është neveritur nga batutat e tij bajate prej hamshori impotent dhe babaxhani hipokrit. Prandaj ai është hedhur në aktivitet të hapur kundër interesave kombëtare, dhe rrjedhimisht, sot është kthyer në rrezikun më të madh që i kanoset Shqipërisë.
Por le të shohim më në thellësi se çfarë është Edi Rama dhe në çfarë aventurash të rrezikshme po e çon vendin.
Unë jam autori i qindra teksteve për Edi Ramën, duke filluar që nga viti 2005: dhe mund të them se nuk kam dyshuar ndonjëherë çfarë është dhe çfarë përfaqëson ky njeri, megjithse të jem i sinqertë, ai gjithmonë ia ka dalë të tejkalojë vetveten, duke iu afruar kështu caqeve ku njeriu pushon së ekzistuari si i tillë. Shqipëria nuk ka njohur një të dytë si ai – mashtrues dhe gënjeshtar njëkohësisht, bullist me qytetarët, i dhunshëm me të dobëtit dhe gratë, përçmues me të mjerët, servil dhe joshës me të fortët, shërbëtor dhe kumbar i mafias, hajdut i frikshëm i buxhetit të shtetit – përfundimisht – personi më i rrezikshëm për sigurinë kombëtare.
Kur lexon këto përcaktime, për një moment ndjenë se fjalori negativ nuk është i mjaftueshëm për të përkufizuar këtë gjallesë dy metroshe. Sepse nuk mjafton t’i thuash hajdut, gënjeshtar, bullist dhe mafioz. Ai kalon përtej këtyre definicioneve, sepse si hajdut nuk ngopet kurrë, si bullist nuk di të ndalojë para asgjëje, ndërsa si mafioz ka kapur gjithë shtetin shqiptar. Ndërkohë po mendoj të gjejë një krahasim adekuat nga bota e kafshëve – dhe në mendje më erdhi vetëm një e tillë, gojëmadhe dhe dhëmbëçatalle – krokodili.
Po, ai është i aftë të qajë si krokodili dhe të përbetohet se po bëhet copash për shqiptarët. Në fakt ai po i copton ata pa mëshirë dhe keqardhje, ashtu siç krokodili nuk ka ndenja mëshire kur kullufitë viktimat e tij.
I tillë është Edi Rama.
Rruga e parë e largimit është e mundur vetëm me pjesëmarrje masive, gjë të cilën Krokodili do të përpiqet, siç po e përpiqet në fakt, për të dekurajuar votuesit shqiptarë. Masakra elektorale që po gatuan ai është e përmasave të frikshme, por po ashtu, edhe vendosmëria e shqiptarëve për të votuar largimin e tij është e jashtëzakonshme. Ai me kohë ka përgatitur infrastrukturën për masakër elektorale. Për Edi Ramën asgjë nuk ka rëndësi, përveç qëndrimit në karrigen e Kryeministrit. Sepse e di se kur të bjerë, mafia do të kërkojë likuidimin e llogarive, menjëherë, immediately (sic!). Dhe siç dihet, ata lukuidimet i bëjnë cash, domethënë dorazi, me para të thata, ose hekurishte.
Rruga e dytë e largimit është rrëzimi pa kushte, sidomos pas masakrës me të dhënat personale të 910 mijë shtetasve shqiptarë. Kjo mund të ketë anët e veta të mira, por sigurisht ka kosto të lartë për sigurinë e qytetarëve.
Edi Rama e di mirë se vjedhja e zgjedhjeve do të thotë fundi i tij, por e di gjithashtu, se edhe largimi me votë është fundi i tij. Në të dy rastet ai është i ndërgjegjshëm për çfarë e pret.
Prandaj është çmendur fare, përfundimisht.
Në të vërtetë, për të vetmen gjë që ndjejë keqardhje, është fakti që nuk arrita të jem përballë tij një herë të vetme. Jo t’ia ndaja ballin më dysh, sigurisht. Këtë “privilegj” e kam pasë të rezervuar njëherë e një kohë për Enver Hoxhën.
Ps: Jeni të lirë ta shpërndani, lirisht.
1 179
Rama dhe Tom Doshi
Artikulli paraprakKampionati simbolik i të rinjve demokratë, Bardhi: Do ta rikthejmë traditën e pasur të sportit në Elbasan
Artikulli tjetërRama mori në mbrojtje patronazhistët: Reagimi i fortë i Metës: Mos e dëgjoni Kryefuksin, regjimi i tij ka mbaruar