Spaho: Në 8 vite Rama rrënoi fshatin, dyfishoi taksat, nuk dha subvencione

Qeveria e Bashës do të ulë taksat dhe do t’u japë fermerëve para në dorë në bazë të prodhimit.

Kordinatori per Korçen Edmond Spaho po zhvillon takimet përmbyllëse në fshatrat e Korçës ku ndihet entuziazmi dhe padurimi për ndryshimin e madh në votimet e 25 Prillit. Në Petrushë, Çerravë dhe Nizhavec, ai falënderoi fermerët dhe të gjithë banorët për mbështetjen që po japin për kauzën e fitores së PD dhe Aleancës për Ndryshim. Spaho tha se këto zgjedhje, janë vullnet kombëtar për një Shqipëri të re dhe të zhvilluar.

Ai theksoi se në kutinë e votimit, secili duhet të kujtojë krizën e madhe e të gjithanshme që përjetoi këto tetë vite dhe detyroi qindra mijëra të ikin në azil nëpër botë:

“Kujtoni mungesën e të ardhurave, varfërinë, kujtoni mjerimin. Kujtoni dyfishimin e çmimeve, ku në këto vite u rritën tarifat e ujit, dritat, u rrit nafta me 320 lekë per liter.

Për vite të tëra u kalben mollët u kalben qepët, patatet. Pse nuk shiten. Sepse nuk rriten çmimet e referencës dhe favorizohen prodhimet e Importit.

Kujtoni mungesën e subvencioneve dhe rritjen e cmimeve te imputeve bujqesore.

Kordinatori Spaho kujtoi arritjet historike të qeverisë së PD.” Hoqi vizat, anëtarësoi vendin në Nato dhe një kontributor i rëndësishëm për këto arritje historike , ishte Lulzim Basha .

Shihni ku jemi sot, na kanë mbyllur dyert 8 vite dhe rrezikojmë të na rikthehen vizat, u shpreh ai.

Duke konfirmuar ringritjen e vendit me qeverinë e Lulzim Bashës, zoti Spaho sqaroi se programi i PD adreson zgjidhje të problemeve me te cilat perballemi dhe reforma që do e kthejnë vendin në normalitet.

“Do ulim taksat që të rrisim punësimin,të rrisim të ardhurat në xhepat e shqiptarëve dhe të thithim investime te huaja nepermjet takses se sheshte 9%.

Do ulim çmimin e karburantit dhe të energjisë, do rrisim ndjeshëm subvencionet në bujqësi për fermerët dhe prodhuesit me 100 milion euro në vit dhe 50 milion euro do ti investojmë në infrastrukturën bujqësore që ti bëjmë produktet shqiptare konkurruese. Do dyfishojmë ndihmën ekonomike, do rrisim pagat dhe pensionet me 25 përqind, do paguajmë tarifën e universiteteve për të rinjtë e familjeve me të ardhura të ulëta.

Artikulli paraprakBardhi në Gramsh: Në 25 prill votojmë ndryshimin! Kush nuk mban angazhimet, nuk duhet të kërkojë pushtet
Artikulli tjetërSkandali i patronazhistëve/ Veliajt i del emri në Databazën e të dhënave të grabitura për 910 mijë vetë