Video/ Këlliçi kap në flagrancë zyrtarët duke shpërndarë ushqime me makinë në Vaqarr në këmbim të votës

Kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi denoncoi para pak minutash tentativën e përfaqësuesve të Komunës Vaqarr në Tiranë për të shpërndarë ushqime në këmbim të votave.

Këlliçi së bashku me banorët e zonës kanë bllokuar një makinë që kishte brenda ushqime.

Sipas Këlliçit, makina ishte e komunës së Vaqarrit dhe brenda ka qenë djali i xhaxhait të kryetarit të komunës, Gentian Myrto, por që në atë moment ishte zhdukur.

Në pritje të ardhjes së prokurorit dhe në prani të forcave të policisë, Belindi ka shpërndarë edhe videon e mëposhtme, për të denoncuar një tjetër skandal elektoral.

1 208

3 99

Artikulli paraprakTabaku me themelues të PD, intelektualë e pedagogë: Të gjithë brezat e PD janë bërë bashkë për ndryshimin 
Artikulli tjetërAnestezia, kjo është pajisja më e rëndësishme spitalore e cila ju mban në “Gjumë” gjatë operacionit