Ngjarja në Elbasan, gazetari: Kronikë e një vrasje të paralajmëruar!

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar për vrasjen në Elbasan duke e cilësuar si të paralajmëruar.

“Kronika e një vrasje të paralajmëruar… Asgjë jashtë parashikimeve…

“Dëshmori” i parë i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, është mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani.

Ndërsa autori i dyshuar, një nga efektivët më të trajnuar të Forcave Speciale, që ka shërbyer 6 muaj në Afganistan si instruktor trajnimi i policisë afgane…”, shkruan Artan Hoxha.

Nga një përplasje me armë mbeti i vrarë sot Pjerin Xhuvani, ish-kryetar i LSI-së në Elbasan, ish-zyrtar dhe së fundmi simpatizant aktiv i Partisë Socialiste në degën e Elbasanit.

Policia thotë se përveç viktimës janë plagosur edhe katër persona, mes të cilëve edhe një efektive e Forcave Shqiponja, Xhensila Sota, në përpjekje për të ndaluar krimin. Të plagosurit e tjerë janë identifikuar si Emiliano Prenga, Eltion Bodinaku, i cili ishte dhëndri i viktimës Xhuvani, si dhe një tjetër person, i identifikuar si Pavlo Vuksani.

Artikulli paraprakAmbasada e SHBA reagon për ngjarjen në Elbasan: Hetim të plotë çështjes, refuzoni dhunën!
Artikulli tjetërVideo/ Bodigardi i Safet Gjicit godet qytetarin, banorët i dëbojnë nga takimi elektoral