Skandali me 100 mijë legalizimet/ Paloka: Rama mashtron. Nuk do të legalizijë, por do t’i prishë shtëpitë pas zgjedhjeve

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka u takua me banorët e zonës Kodër Arapaj, duke u garantuar atyre përkushtimin e plotë si deputet për zgjidhjen e problemeve.

“Unë kam qenë deputet në disa zona dhe premtime nuk kam bërë shumë, por punë kam bërë shumë. Kështuqë ajo që ju garantoj është pikërisht kjo, bashkërisht do të zgjidhim hap pas hapi çdo problem”, tha Paloka.

Gjithashtu  Paloka u ndal dhe në skandalet e fundit mbi audiot e bëra publike ku Artan Lame flet mbi legalizimet që mbahen pezull deri një moment të dytë pas zgjedhjeve.

“Kryeministri urdhëron drejtorin e tij që të mashtrojë shqiptarët duke iu thënë se do t’u legalizojë shtëpitë, ndërkohë që në plan e ka për t’i prishur. I nxori fëmijët jashtë në 5 të mëngjesit me gaz lot-sjellës dhe u prishit shtëpitë. Po i them këto vetëm për të kujtuar disa nga bëmat e kësaj qeverie”, tha ai.

Paloka ftoi qytetarët që me datë 25 prill të votojnë Partinë Demokratike për të t’u dhënë mundësinë shqiptarëve të zgjidhin problemet e krijuara prej qeverisjes së Ramës.

Artikulli paraprakBasha marrëveshje me KASH: Ndryshimi ka marrë formë konkrete në programin tonë. 100 milion euro subvencione për fermerët
Artikulli tjetërVrasja në Elbasan/ Si iku nën hundën e policisë Kelmend Xhaferri! Pse heshtin dy nëndrejtorët e policisë