Spaho: Me Lulzim Bashën Kryeministër, vendi kthehet në normalitet, zhvillohet ekonomia hapen negociatat me BE

Në takimet para mbylljes së fushatës elektorale, kordinatori Edmond Spaho ritheksoi dështimin e qeverisjes së Ramës, e cila e ka futur Shqipërinë në një krizë të thellë. Spaho tha se Rama nuk realizoi asnjë nga premtimet, si 300 mijë vende pune, shëndetësia falas, ulja e taksave për 95 përqind të shqiptarëve, integrimi evropian dhe shumë të tjerë.

Me qeverinë e re tha Spaho kur të hapen negociatat bujqësia do ketë avantazhe të mëdha pasi fermeri shqiptar do të ketë të njëjtin status me fermerin grek dhe të tjerë europianë:

“Ata do të eksportojnë produktet dhe në vendet jashtë BE, si të ishim vend anëtar i BE

Me programin e PD, fshati do të zhvillohet ekonomikisht edhe nga lehtësitë e konsiderueshme fiskale. Do vendosim taksën e sheshtë 9 përqind , do të ulim tatimin mbi të ardhurat që të shtohen investimet, paratë në xhepat e shqiptarëve dhe punësimi. Do të rrisim pagat dhe pensionet 25 përqind do të dyfishohet ndihma ekonomike dhe ndër të tjera do të paguajmë tarifat e Universitetit per familjet me të ardhura të ulëta.

Zoti Spaho duke shprehur bindjen për votë masive të PD numër 9, tha se zgjedhjet janë betejë jo për të fituar mandate personale, por për të ngritur qeverinë e reformave të thella.

Për ne ka rëndësi që të ti japim vendit qeverisjen e cila do të zbatojë reformat. Me Lulzim Bashën kryeministër, vendi do ti kthehet normalitetit, do të zhvillohet ekonomia dhe do të hapen negociatat me BE.

Artikulli paraprak“Rama ka në plan mashtrimin me legalizimet dhe pastaj prishjen e banesave”, Vokshi apel qytetarëve
Artikulli tjetërZhupa: Turizmi, çështje kyçe për ringritjen e ekonomisë. Qeveria Basha garanton zhvillim dhe rritje te numrit te turisteve