Baçi në fshatrat e Fierit: Të dielën votojmë për mirëqenien. I japim fund braktisjes së fshatit nga qeveria e mashtrimeve

Ndryshim do të thotë subvencione për fermerët, çmim të ulur për karburantin, rrugë dhe ujë për tokat. Qeveria Basha do të shpërblejë punën e shqiptarëve.

Banoret e peshtanit ne Fier u shprehen te zhgenjyer nga qeveria e Edi Rames dhe siguruan kandidatin e PD Luan Baçi se do te votojne te dielen per ndryshimin. “Ne paguajme shume taksa, cmimi i karburantit eshte i larte. Une per frezen paguaj sikur kam makine, te parcela nuk shkojme dot se s’ka rruge, ndaj duhet ta rrezojme kete te keqe”, tha një fermer, ndërsa nje tjetër theksoi edhe probleme të tjera. “Të vijë 20 minuta ujë në ditë është turp. Një rrugë te parcela s’e ke. Këtu ka fëmijë të sëmurë që s’u japin kempin, shko në tiranë u thonë prindërve. Po ku të shkojë me fëmije të sëmurë,”

Banorët i thane kandidatit Luan Baçi se ne keto 8 vite ata janë lënë në harresë, pa marrë asnjë qindarkë nga subvencionet. Luan Baçi u shpreh se kjo do te ndryshoje pas 25 prillit.

“Me qeverisjen e PD dhe kryeministër Lulzim Bashën do të ndryshoje, do të ketë subvencione me aplikime te drejtpërdrejta, cmimi I naftës në ditën e parë të qeverisjes se PD do të ulet. E di mire sa të vështirë e kanë fermerët me këtë cmim karburanti kostoja e prodhimeve është e lartë. Një ulje e tillë e cmimit do të bënte që të jeni të konkurueshëm në treg. Ka ardhur koha të votojmë për ndryshimin, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për paga më të larta, për subvencione në bujqësi, të votojmë për fëmijët tanë, për uljen e cmimit të energjisë, të votojmë për një të mirë të përbashkët, të nesërme të sigurtë, të votojmë për hyrjen e shqipërisë në BE. Unë jam I bindur se në 25 prill do votojmë në cdo cep të fierit në cdo cep të Shqipërisë për PD dhe kryeminisëtër Lulzim Bashën”, tha Luan Baçi.

Artikulli paraprak“Do t’i mbajmë varur deri pas zgjedhjeve pastaj do t’u shembim shtëpitë”, Berisha thirrje qytetarëve: Votoni 9 për shtëpitë tuaja!
Artikulli tjetërBasha në Abc e Mëngjesit: Shqiptarë, dilni dhe votoni masivisht! Votoni numrin 9 për ndryshimin që duan të gjithë!