Mark Marku: Lezha, një nga fitoret më të thella të pluralizmit!

DEKLARATË E PD, MARK MARKU

Mark Marku: Po të kemi parasysh faktin që ne kemi qenë -1700 në zgjedhjet e kaluara praktikisht ne kemi fituar mbi 3000 mijë vota që është një numër shumë i mirë krahasim me një numër të kufizuar votuesish 13 mijë, 14 mijë votues .Ne kemi fituar qytetet, kemi fituar në çdo qendër votimi në Mirditë dhe vetëm në 4 apo 5 kuti votimi kemi dalë minus që do të thotë është një rezultat i projektuar n të gjithë Mirditën dhe një nga rezultatet më të thella historikisht në Mirditë

Gazetari: Pse ka ardhur ky ndryshim rezultati?

Mark Marku: E para mendoj se ka ardhur nga mënyra se si ne kemi komunikuar me qytetarët, si kemi bërë fushatën dhe nga aktivizimi i të gjithë strukturave të PD-së, i qytetarëve. Ka qenë një mobilizim i përgjithshëm për të rrëzuar Ramën dhe mendoj që ne kemi bërë punën tonë dhe kemi drejtuar këtë proces. Me thënë të drejtën është rezultat shumë i mirë sepse ishte shumë e vështirë nga -100 të kaloje +1000. Do të thotë 3000 mijë vota në Mirditë me një numër të kufizuar votuesish janë jashtëzakonisht shumë

Gazetari: Mendoni se nuk do ta merrni mandatin e katërt?

Mark Marku: Ju mendoni! Ne e kemi marrë. Në të gjitha kutitë e votimit në Kurbin përveç dy kutive, po në qytetin e Laçit ku PD-ja ka qenë përherë jo mirë sepse Partia Demokratike është fituese me 1200 vota. Bashkë me bastionet në Laç ne shkojmë sipas projeksioneve tek 3000-3500 vota më shumë. Në Lezhë ne shkojmë 2000-2500 më shumë sepse pothuajse të gjitha kutitë e votimit janë pozitive me përjashtim të 10 apo 15 janë me rezultat jo pozitive dhe i takon që ne të kemi të garantuar mandatin e katërt dhe kemi diku tek 5000-5500-6000 mbi deputetin e katërt. Pra absolutisht është i fituar deputeti i katërt

Po në rang kombëtar si e vlerësoni situatën?

Mark Marku: Unë shikoj që në rang kombëtar mendoj që ka një truk për të mashtruar opinionin publik sepse unë do t’jua konfirmoj edhe këtu. Numërimet kanë filluar nga zonat ku ata kanë ditur që janë të humbura. Në Zadrimë ku është bërë presion dhe e dinin që votuesit nuk do të shkonin e njëjta gjë që ka ndodhur edhe në 2017-ën. Në Kurbin e kanë filluar me qytetin e Laçit ku mendonin që historikisht qyteti flas, pjesa e qytetit Partia Socialiste ishte në mazhorancë si nga pikëpamja e votuesve, por janë zhgënjyer sepse në fakt pikërisht aty ku kanë menduar se janë mazhorancë, në fakt kanë humbur në qytet dhe ku kanë bërë dhe manipulimet të papara. Unë ju them që ka patur tentativa shumë të mëdha për abuzime shitblerje vote. Jam i bindur ka qenë i gjithë pushteti lokal i angazhuar në shitblerjen e votës.

Paratë janë shpërndarë nga zyrat e bashkive, nga funksionar të bashkive dhe kemi luftuar, kemi bërë një luftë të pabarabartë por ne fituam. Jam i bindur se kështu siç po bëjmë ne do të fitojmë në të gjithë Shqipërinë, pse? Sepse në të gjithë Shqipërinë janë numëruar bastionet e PS. Për shembull, në tiranë janë numëruar votat, është filluar numërimi nga Kombinati dhe nga lagjja ime, lagjja 10 ku banoj që unë e di se jetoj aty, historikisht PD-ja ka qenë është një nga lagjet me rezultatet më të dobëta për PD-n. Ka patur raste, po të shikosh edhe rezultate që japin të parat, japin Ersekën ku dihet që është minorancë, japin Cërrikun, japin Shijakun, japin në të gjitha kutitë, madje për ta bllokuar këtë proces dhe për të krijuar iluzionin sikur janë në avantazh, kanë bllokuar kudo qendrat e votimit. Pra, kanë gjetur 2, 3 zona qendra votimi ku e kanë ditur që janë në avantazh dhe më pas kanë bllokuar. Ju garantoj ky është truku i fundit elektoral i Ramës. Jam i bindur që ne na është blerë mandati i pestë dhe do bëhen denoncimet për pushtetin lokal, të cilat janë përfshirë në këtë shitblerje masive të votës.

Gazetari: Keni prova për këtë?

Mark Marku: Patjetër që i kemi filmuar duke hyrë dhe duke dal nga bashkitë dhe kryetarët e bashkive kanë qenë shefat e operacioneve të shitë blerjes së votës. Dhe mendoni se sa i madh ka qenë hendeku i votës, aq sa me gjithë paratë që kanë hedhur në fushat për shitë blerjen e votës prapë ne kemi fituar sigurt mandatin e 4 dhe kemi 5 mijë, 6 mijë mbi mandatin. Mendoni se sa operacion i madh, mega operacioni korruptiv që ka qenë për blerjen e votës.

Gazetari: Sa i takon fletëve të pavlefshme keni ndonjë informacion?

Mark Marku: Kam një informacion. Ne po i ndjekim. Ja shiko të gjitha këto janë letra me të dhëna. Po ka ndodhur. Ka ndodhur që janë shumë fletë të pavlefshme për shkak të ngatërresave të fletëve me kandidatët, numrat e partive me numrat e kandidatëve. Për fat të keq në këtë formë se po të ishte emri nuk do kishte ngatërresë, por ka ndodhur. Kemi shumë fletë të pavlefshme fakt kjo që ndikon në rezultatin e zgjedhjeve, por kjo është për të gjithë nuk mendoj se kjo ka lidhje me truk elektoral. Fletë të pavlefshme edhe për PD edhe për PS, edhe për LSI dhe për të gjitha forcat e tjera.

Artikulli paraprakPD fiton zgjedhjet në Mirditë
Artikulli tjetërAvantazhi i PD në njësinë 8 do të thellohet!