Ylli Manjani ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Durrësi të cili i është shembur shtëpia nga tërmeti. Qytetari shkruan se, unë dhe familja ime kemi 1 vit e gjysëm që jetojmë me qera pasi pallati jonë është dëmtuar nga tërmeti me shkallën e dëmit DS4.
“Jua them hapur dhe me përgjegjësi personale që në listat e atyre që morën lekë cash me listat e përpiluara, nuk ka asnjë të dëmtuar nga tërmeti. Hajdeni në Durrës t’i shikojmë sëbashku po deshët.
Bonusin e qerasë për hallexhinjtë e vërtetë e harxhuan, e vodhën dhe e shpërndanë për votat e 25 prillit”, shkruan qytetari.
Postimi i Ylli Manjanit në Facebook
Ky mesazh më erdhi në inbox.
Nuk e kam bërë ndonjëherë përhapësin e qytetarit digital, por ky mesazh mu duk interesant.
Nuk paskan shkuar ato paret e mia/tonat as tek nevojtarët, por thjesht për qokë elektorale….😡😡😡
==================
“Z. Manjani pershendetje.
Fcb me ka kufizuar komentet per nje priudhe disa ditore ndaj ju bezdis dhe shkruaj ketu.
Lexova reagimet ne postimet tuaja ne lidhje me skandalin e shper darjes se paligjshme te 40 milion euro gjoja per Grante rindertimi por qe ne fakt eshte blerje e paster vote ne Durres.
Jam nga Durresi, lindur e rritur ketu.
Une dhe familja ime kemi 1 vit e gjysem qe jetojme me qera pasi pallati jone eshte demtuar me shkallen e dëmit DS4.
Po i bie fare shkurt.
Bonusin e qerase qe na ka akorduar qeveria per pagesen e qerase per muajin Prill nuk e kemi marre. E paguajme qerane nga xhepi jone dhe kete jam gati tjua faktoj menjehere.
Ky eshte jo skandal por krim more zoteri.
Si mundet Bashkia Durres te shperndaje 1 jave perpara zgjedhjeve Grante rindertimi dhe pará te thata ne dore dhjetra personave te cilet realisht nuk kane pesuar asnje dëm kur nderkohe ne te dëmtuarve te vertete nga termeti me kategorine DS4 nuk na japin Bonusin e qerase.
Eshte e qarte edhe leket tona qe ngelem me lecka ne krahe sa ne nje shtepi ne tjetren i kane shpenzuar ne menyre kriminale duke blere vota nepermjet Grantit te rindertimit.
Jua them hapur dhe me pergjegjesi personale që ne listat e atyre qe moren lekë cash me listat e perpiluara keto 6 muaj, nuk ka asnje te demtuar nga termeti. Hajdeni ne Durres ti shikojme se bashku po deshët.
Bonusin e qerase per hallexhinjte e vertete e harxhuan e vodhen dhe e shperndane per votat e 25 prillit.
Une jam nje nga banoret e kompleksit “Jedas” ne lagjen 17 Durres i klasifikuar DS4.
Sot jemi më 1 maj dhe qerane e paguam nga xhepi jonë sepse fondet u futen ne xhepat e atyre qe votuan PS ne Durres dhe sot shpenzojne leket per nje dëm qe nuk ekziston.
Me falni qe u zgjata kaq shume thjesht ndava me ju nje informacion te dhimbshem.
Faleminderit dhe kerkoj ndjese per bezdisjen ketu ne msg.”
======
Ky është mesazhi…