Kryepolici i Kukësit ndalon Sekretarin e Aksionit Qytetar pa asnjë shkak, reagon Dega e PD

Kreu i Partisë Demokratike Kukës, Arif Rexhmati ka akuzuar drejtorin e Policisë se po mban në mënyrë të paligjshme në komisariat sekretarin e Aksionit Qytetar pranë Degës së PD Kukës, Ermir Matmuja.

Rexhmati shkruan në një postim në Facebook se, sekretari u ndalua padrejtësisht ditën e sotme në orën 13:00. Shoqërimi i tij në Polici është bërë vetëm për tekat e drejtorit politik të Drejtorisë së Policisë Vendore Kukës.

Postimi i plotë i Arif Rexhmatit

Edi Rama dhe urdherzbatuesit e tij ne kundershtim te hapur me ligjin, po i zgjasin duart jo vetem tek zgjedhjet por edhe tek ata persona qe kontribuan qe votat e kuksianeve te mos tjetersohen!

Sot rreth ores 13.00 u ndalua padrejtesisht Ermir Matmuja Sekretar i Aksionit Qytetar prane Deges se PD Kukes!

Z. Matmuja mbahet i shoqeruar pa asnje shkak vetem per tekat e drejtorit politik te Drejtorise se Policise Vendore Kukes!

Artikulli paraprakManjani publikon mesazhin e qytetarit të dëmtuar nga tërmeti: Paguajmë vetë bonusin e qerasë, 40 milionë euro për blerje votash
Artikulli tjetërXhelal Mziu: Bashkimi ynë “TMERR” për Rilindjen…!