Xhelal Mziu: Bashkimi ynë “TMERR” për Rilindjen…!

Partia Demokratike arriti të marrë 3 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, një mandat të artë, që i riktheu nderin e mohuar Dibrës.
Po si erdhëm deri tek fitorja…
Është për tu vlerësuar puna në grup dhe bashkimi si kurrë më parë, që arritëm të marrim mandatin e tretë për Partinë Demokratike.
Në fakt makineria shtetërore përdori të gjitha hilet kundër Partisë Demokratike. Ndryshoi kodin zgjedhor, i hoqi Dibrës një kga 6 mandatet duke e lënë me vetëm 5 mandate.
Në 25 prill 2021nga pesë mandate ne morrëm 3, duke e kthyer në minoranc Rilindjen.
Në 2017 Partia Demokratike mori vetëm 2 nga 6 mandate.
Në 2017,
Partia Demokratike mori vetëm dy mandate ose 25% të votave, e thënë ndryshe një në 4 Dibranë kanë votuar Partinë Demokratike.
Ndryshe nga PS +PDIU që kanë marrë 19.355 vota ose 65%.
Në vitin 2021,
Partia Demokratike ka marrë 13.747 vota ose 47% të votave.
Partia Demokratike pati një rritje të ndjeshme, madje nëse llogarisim fletët e votimit të pavlefshme që ishin rreth 5000 vota me siguri do të shkonim tek synimi ynë, marrja e mandatit të katërt.
Po kush ishin risitë e kësaj fushate…!
E para ishte mbledhja dhe unifikimi i Partisë Demokratike, dhe mbledhja rreth saj të gjithë demokratëve dhe simpatizantëve të djathtë.
U ftuan dhe u bënë pjesë e fushatës të gjithë themeluesit, ish zyrtarë të PD të cilët kishin vite që as nuk ftoheshin, as nuk merrnin pjesë dhe as nuk punonin më për PD-në, për arsye që ndoshta nuk ka shumë rëndësi sot.
U zhvillua një fushatë shumë intensive, masive, e prekshme dhe përfaqësuese. Përballë qytetarëve për tu kërkuar votëbesimin kishim njerëzit më të mirë dhe me integritet.
Për herë të parë u shkel çdo fshat, çdo zonë, kemi shkuar si asnjëherë derë më derë, u takua çdo njeri, hoqëm dorë nga takimet nëpër lokale.
Ishte një fushatë ku ne jepnim fjalën, prezantonim programin më të mirë të bërë ndonjëherë nga PD.
Ishte një fushatë ku u përballëm dhe për asnjë çast s’i lëshuam rrugën të keqes.
U angazhuan fuqishëm dy organizatat partnere, Lidhja Demokratike e Gruas, e cila pa hezitim ka punuar pa pushim, ku vlen të falenderohen gratë që lanë familjet e tyre pas dore duke takuar çdo votues.
U angazhua fuqishëm Forumi Rinor i Partisë Demokratike, si fuqia më e madhe mbështetëse e Partisë Demokratike.
Për herë të parë u thirrën të gjithë intelektualët Dibranë, por edhe të ardhur nga Tirana e Durrësi duke i’u bashkuar trupës së fushatës, dhe bashkë me ne kanë qenë për çdo ditë në terren deri në ditën e zgjedhjeve, duke e çuar lart zërin e intelektualëve përballë krimit dhe korrupsionit.
Si asnjëherë tjetër Partisë Demokratike iu bashkuan më fort qytetarët Dibranë, na u bashkuan edhe ato qytetarë që gjithmonë kanë qenë neglizhentë, na u bashkuan socialistë të ndershëm apo të zhgënjyer nga Rilindja, të cilët njësoj si ne e shihnin 25 prillin si dita e ndryshimit, si shpresa e fundit për Shqiptarët.
U zhvilluan takime me grupet e interesit, për tu prezantuar programin e PD.
Për herë të parë u kontaktuan me telefon të gjithë qytetarët, për ta bindur çdokënd që të mos neglizhojë ditën e votimeve.
Si u mohua mandati i katërt i PD në Dibër!
E megjithatë përsëri u deformua vullneti i qytetarëve.
U shkatërrua kodi zgjedhor “hileqar” ku një deputet del me 700 vota dhe në një zonë tjetër duhen 13 mijë vota.
U zgjodh një fletëvotimi “hileqare” për ti ngatërruar njerëzit dhe sot kemi 5.000 fletë të pavlefshme.
U përdorën para pa fund, ku blenë verfërinë për 4 vjet me 5 mijë lekë të reja apo më shumë.
U përdorën ndërtimet pa leje për tu marrë votën.
U shpërndanë legalizime në këmbim të votës.
U përdorën zyrat e shtetit, si spaçatore parash jo vetëm ditën por edhe natën.
U përdorën punonjësit e postës që shpërndanin para krimi në zarfa pensionesh, apo duke u çuar zarfat me paratë e ndihmës ekonomike mbas darke.
U përdorën njësoj si në 2016 segmente të policisë së shtetit, për të shpërndarë para krimi, për të mbështetur krimin e organizuar që me para të pista blen nderin e Dibranit.
U kërcënua dhe u shantazhua administrata, madje duke u bërë presion se votat ishin me “barcode” dhe do të kuptoheshin për kë kishin votuar.
U shantashuan mësuesit, mjekët dhe infermjeret.
U kërcënuan se do tu hiqej ndihma ekonomike, dhe ashtu ndodhi, vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të gjithëve u janë hequr paratë e ndihmës ekonomike, apo edhe pensionistët
U shtunë në listën e ditës së votimeve dhe mbi 2 mijë militant partie të importuar nga jashtë qarkut Dibër.
Misioni i platformës Basha vazhdon!
Platforma Basha ishte dhe mbetet më e mira e këtyre 31 viteve demokraci.
Cdo anëtar i PD të qarkut të Dibrës është 100% i gatshëm për të vazhduar betejën me liderin e saj Lulzim Basha deri në rrëzimin e së keqes dhe triumfin e së mirës.
1 2
2 2
Artikulli paraprakKryepolici i Kukësit ndalon Sekretarin e Aksionit Qytetar pa asnjë shkak, reagon Dega e PD
Artikulli tjetërPD Krujë: Jemi me Bashën! Krimi dhe shitblerja e votës e dëmtuan zgjedhjet