PD Krujë: Jemi me Bashën! Krimi dhe shitblerja e votës e dëmtuan zgjedhjet

Një tjetër degë që ka dalë në mbështetje të kryetarit të PD, Lulzim Basha, është edhe ajo e Krujës, ndërsa shton se populli votoi masivisht por krimi dhe shitblerjet e votave dëmtuan zgjedhjet.

Të nderuar,

Ne si Parti Demokratike Dega Krujë shprehim mbështetjen maksimale për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Z. Lulzim Basha.

Partia Demokratike u paraqit në zgjedhjet e 25 Prillit me një program e platformë të qartë në ndihmë të qytetarëve në ndryshim nga partia në pushtet e cila e kaloi të gjithë fushatën me tallje e fyerje për qytetarët.

Populli votoi masivisht për ndryshim por ndikimi i grupeve kriminale dhe shitblerja e votës e dëmtuan proçesin zgjedhor.

Ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen që na jepni çdo ditë dhe ju premtojmë se nuk do të reshtim kurrë në betejën tonë për Demokraci.

Artikulli paraprakXhelal Mziu: Bashkimi ynë “TMERR” për Rilindjen…!
Artikulli tjetërSkandali i Elbasanit/ Zëri i Amerikës: Në 2 makina u gjetën euro, bllok pagesash 6 faqe me ID, formular patronazhi