Më 31 dhjetor 2010 Presidenti Medvedev firmosi Programin Shtetëror të Armatimeve të ri për dekadën në vazhdim. Bëhej fjalë për programin më të rëndësishëm rus të modernizimit ushtarak nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Jashtëzakonisht ambicioz në objektiva, programi është konsideruar si sukses pavarësisht disa mangësive në implementimin e tij. Megjithëse nuk janë ende në gjendje të konkurrojnë me standardet teknologjike të NATO, forcat ruse kanë pësuar një rinovim të thellë të dëshmuar nga suksesi ushtarak sirian. Stimuli për këtë transformim erdhi nga një luftë tjetër, ajo me Gjeorgjinë të vitit 2008, që shpalosi qartë prapambetjen e ushtrisë ruse.
Një rinovim i domosdoshëm
Domosdoshmëria e një ristrukturimi të thellë të forcave të armatosura ruse doli progresivisht në dritë nga një seri elementesh. Në radhë të parë, vetëdija e superioritetit teknologjik e konvencional të NATO të demonstruar në Kosovë, Afganistan dhe Irak, që kishte bërë të të vetëdijësoheshin qarqet strategjike ruse për prapambetjen e thellë e forcave të armatosura të tyre. Veç kësaj, tërheqja unilaterale e Shteteve të Bashkuara nga ABM Treaty në qershorin e vitit 2002, me qëllimin e administratës Bush për të zhvilluar sisteme të reja të mbrojtjes raketore në Europë, i kishte alarmuar më tej ambientet ushtarake ruse. Së fundi, e zënë me menaxhimin e kolapsit ekonomik e social të vendit, presidenca Jelcin e kishte anashkaluar gjithnjë e më shumë mirëmbajtjen e forcave të armatosura, me përjashtim të arsenalit bërthamor.
Për një fuqi të vendosur që të rivendoste statusin e saj prej fuqie të madhe siç u shpall nga Putini në Mynih më vitin 2007, dobësi të tilla qenë të papranueshme. Kështu, po atë vit, për befasinë e të gjithëve, Putini emëroi Anatolij Serdjukov në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Serdjukov nuk ishte ushtarak, por një civil me përvojë menaxheriale në rregullimin fiskal. Misioni që ju besua ishte ai i racionalizimit të forcave të armatosura për t’ua rritur efikasitetin. “New Look” i Serdjukov synonte që të gjendej një zgjidhje që të mundësonte ruajtjen e strukturave të trashëguara nga Bashkimi Sovjetik – të organizuara në funksion të një një mobilizimi të përgjithshëm – duke i përshtatur ndërkohë me një panoramë të re gjeopolitike ku një luftë totale me Perëndimin dukej anakronike dhe e pamundur, por që ndërkohë paralajmëronte konflikte lokale të vazhdueshme në territoret periferike të ish Perandorisë Sovjetike.
Lufta me Gjeorgjinë e gushtit 2008 nxorri në pah prapambetjen e ushtrisë ruse. Megjithëse objektivat politike qenë arritur, vështirësitë e hasura në nivel operativ treguan difekte dhe mangësi të shumta në zinxhirin e komandimit dhe të kontrollit, në pajimin dhe në stërvitjen e trupave. Falë këtij konfirmimi përfundimtar të domosdoshmërisë së një ristrukturimi të përgjithshëm, Serdjukov arriti që të mposhtë rezistencat e brendshme të ambienteve ushtarake. Për ta zyrtarizuar një domosdoshmëri të tillë, në vitin 2010 mendoi Programi Shtetëror i Armatimeve (në rusisht Gosudarstvennaja Programma Vooruženii 2020, GPV-2020) që parashikonte një modernizim të plotë të forcave të vendit brenda vitit 2020.
GPV-2020
Me një buxhet fillestar prej 20.7 trilion rublash, ekuivalentin e rreth 700 miliard dollarëve, në 2011 programi 10 vjeçar parashikonte plane jashtëzakonisht ambiciozë me qëllim arritjen e një objektivi të dyfishtë. Nga njëra anë, duheshn zgjidhur mangësitë teknike e sistemeve të rmëve që kishte evidentuar Gjeorgjia dhe nga ana tjetër të bëhej dislokimi i forcave të armatosura më fleksibël, më i shpejtë dhe më efikas. Nevojitej të ristrukturohej procesi i blerjes, furnizimit, kërkimit dhe zhvillimit të sistemeve të armëve, të racionalizohej zinxhiri i komandimit e kontrollit dhe të synohej në një profesionalizim të personelit. Objektivi final parashikonte rritjen e përqindjes së armatimeve të konsideruara moderne nga 15% në 2010 në 70% brenda 2020.
Modernizimi ushtarak del nga kombinimi i zhvillimit të sistemeve të reja të armëve me rinovimin e atyre ekzistuese, duke ju zgjatur kapacitetin e jetëgjatësisë së shërbimit. Duke mbajtur parasysh nevojën pakashumë të madhe të ndërhyrjes në secilin sektor, GPV-2020 i ka dhënë përparësi atij detar dhe atij aerohapësinor. Në vijim kanë përfituar nga programi forcat tokësore dhe sistemet e komunikimit, komandimit dhe kontrollit. Logjika bazë që ka udhëhequr implementimi i GPV-2020 synonte që të braktisej qasja sovjetike e bazuar mbi prodhimin masiv për të adoptuar një qasje tjetër në gjendje që të vlerësonte cilësinë karshi sasisë. Për shembull, hapësirë e madhe i është dhënë teknologjisë dual-use të raketave me saktësi të lartë Iskander-M apo sistemit të ri të mbrojtjes raketore me rreze të gjatë S-400, sot i konsideruar një ndër më të mirët në botë.
Implementimi i programit ka pësuar në disa raste ngadalësime, megjithëse pa u ndaluar ndonjëherë. Objektivat fillestarë e transformimit të forcave të armatosura janë arritur duke bërë që programi të konsiderohej si sukses, i pranuar edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Pragu i paracaktuar prej 70% i modernizimit të sistemeve të armëve në fakt është arritur, megjithëse me vlera të ndryshme në sektorë të ndryshëm. Për momentin, arsenali bërthamor strategjik vazhdon që të jetë gjerësisht me i avancuar se ai i forcave konvencionale. Ngadalësimet kryesore kanë ndodhur në sektorin e kërkimit e zhvillimit ku objektivat janë konsideruar si tejet optimiste nga vetë Dmitrij Rogozin, zëvendëskryeministër midis viteve 2011 e 2018. Edhe keqësimi i marrëdhënieve me Ukrainën ka influencuar negativisht nga momenti që shumë pjesë kombimi, sidomos detare, prodhoheshin nga kompani ukrainase.
Lidhur me organizimin dhe stërvitjen e trupave është synuar në një racionalizim të distrikteve ushtarake dhe të personelit me qëllim që t’ju reduktohej numri, por t’ju rritej profesionalizimi. Objektivi konsiston në disponimin e trupave më të kualifikuara dhe më të mirëpajisura brenda brigadash më të vogla, më të pavarura dhe më fleksibël, që u përshtaten më mirë situatave të cilat kërkojnë një shpejtësi të lartë dislokimi. Megjithatë, rezistenca të brendshme ndaj këtyre shkurtimeve kanë bërë që për momentin është arritur në një zgjidhje hibride që parashikon ende shërbimin e detyrueshëm ushtarak prej 1 viti dhe përdorimin e kontraktorëve në teatrat e luftës. Për momentin, rekrutët përbëjna akoma pjesën më të madhe të personelit ushtarak rus (që shkon në pak më shumë se 1 milion njerëz) ndërsa objektivi fillestar për të arritur në 425000 ushtarë profesionistë brenda 2017 është ngritur 476000 brenda 2025.
Me qëllim përmirësimin e stërvitjes së trupave manovrat e mëdha strategjike si Zapad-2017, Vostok-2018 dhe Kavakz-2020 janë rritur në shkallë dhe janë realizuar bashkë me fuqi të huaja. Në 2013 janë rifutur manovrat e befasishme, tipike të kohërave sovjetike, për të monitoruar gadishmërinë e reagimit të trupave, për të verifikuar zinxhirët e komandimit e kontrollit dhe për të konsoliduar shpirtin e grupit. Edhe aspekti ideologjik ka marrë në fakt një vëmendje të re. Pas humbjes së statusit që ushtria pësoi gjatë viteve ’90, duke filluar nga presidenca e tretë Putin dhe në përputhje me ndjenjën e rinovuar patriotike të shkaktuar nga kriza ukrainase, në gjirin e popullsisë ruse është rikrijuar një afeksion i rinovuar për simbolin ushtarak. Së fundi, për të përmirësuar efikasitetin e zinxhirit të komandimit dhe kontrollit midis qendrës dhe periferisë, në vitin 2014 është krijuar Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Mbrojtjes e pajisur me një referent në secilin prej disktrikteve ushtarake të vendit.
Bilanc strategjik dhe zhvillime të ardhshme
GPV-2020 futet brendi një rrethi më të gjerë domumentash dhe evenimentesh që i atribuojnë një dimension më politik e më strategjik programit. Në radhë të parë, botimi i një tërësie dokumentash strategjikë si ndërhyrja e 2013 e Gjeneralit Gerasimov lidhur me New Generation Warfare, doktrinën e re ushtarake të 2014, dhe Foreign Policy Concept e 2016 i japin GPV-2020 një kornizë më të gjjerë interpretuese duke mos e bërë kështu një operacion të thjeshtë administrimi ushtarak. Veç kësaj, teatrat e luftës ukrainas dhe sirian kanë mundësuar që të testohet në kohë reale implementimi i programit, si edhe të fitohen mësime të reja për t’u zhvilluar në GPV e ardhshme. Së fundi, aksioni i programit është amplifikuar nga vendimi i Moskës për ta forcuar praninë e saj ushtarake në pika të konsideruara strategjike si Kaliningradi, Krimeja në Detin e Zi, Deti Barenc, Kaukazi dhe Mesdheu Lindor. Për t’ju përgjigjur obsesionit tradicional të cënueeshmërisë së kufijve, Moska ka transformuar kështu pozicione potencialisht të brishta në avamposte që i mundësojnë në mos projektimin e mëtejshëm të fuqisë së saj, të paktën konsolidimin e saj. Njëkohësisht, kjo prani e rinovuar ushtarake i mudëson që të vërë në alarm vendet balltike apo Poloninë, duke nxitur kështu përçarjet në gjirin e NATO.
Në dhjetorin e 2017 Putin ka firmosur GPV-2027, duke i alokuar një buxhet prej 19 trilion rublash. I konsideruar ristrukturimi i përgjithshëm i kryer nga GPV-2020, programi i ri parashikon për 2027 objektiva më strategjikë që mbajnë parasysh mësimet ukrainase dhe siriane. Moska do të impenjohet për ta përmirësuar më tej relativitetin e trupave, reparteve speciale dhe zinxhirin e komandimit e të kontrollit; por do të ndjekë edhe dhe sidomos zhvillimin e armëve të reja strategjike me precizion të lartë si raketa hipersonike Avangard. Zbatueshmëria e një programi të tillë do të varet sigurisht nga ecuria e ekonomisë ruse tashmë e sprovuar nga qysh përpara epidemisë së COVID-19.
Si konkluzion, megjithëse duke mos arritur ta barazojë zhvillimin teknologjik e forcave NATO, Moska po i modernizon progresivisht forcat e saj ushtarake duke ua përshtatur sfidave të shekullit të XXI. GPV-2020 i ka ridhënë Rusisë një kapacitet operativ që do të zgjerohet më tej nga GPV-2027, duke i dhënë kështu një kontribut themelor ndjekjes së objektivit madhor të grand strategy ruse: rifitimit të statusit prej fuqie të madhe në skenën ndërkombëtare. Modernizimi ushtarak i ka rikthyer Moskës sigurinë duke e bërë që ta marrë një qasje jashtëzakonisht më afirmative atje ku ajo vlerëson se interesat e saj janë në rrezik. Duke përdorur sisteme mbrojtëse dhe sulmuese në këto pika strategjike, Moska është e vendosur të shkurajojë çdo sulm të NATO kundër interesave ruse apo çfarëdolloj ndërhyrje të saj në veprime që Kremlini do të vendoste t’i ndërmerrte. Duke pasur parasysh sukseset ushtarake dhe politike të arritura, nuk është për t’u përjashtuar fakti që në të ardhmen Moska të mund t’i drejtohet këtij lloji të “heavy metal diplomacy”. Njëkohësisht, do të ishte rriskuese të mendoje se Rusia synon që të nisë një garë të re armatimesh pasi vetëdija e peshës që kjo pati në shkaktimin e kolapsit sovjetik është ende tejet e gjallë tek Putini dhe përfaqësuesit e tjerë e agjencive ushtarake dhe të inteligjencës.
(nga Geopoliticus)
Përgatiti
ARMIN TIRANA